Kryetari Latifi nënshkruan urdhëresën, për njoftimin e gjithë operatorët ekonomik dhe ekonomitë familjare për hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativ për Ndëshkim me Gjoba Mandatore

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar urdhëresën me të cilën ka urdhëruar Drejtorin për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtorin për Shërbime Publike dhe Drejtorin për Inspektim, inspektori për mjedis dhe të gjithë inspektorët, rojet e pyllit, të autorizuar me vendim të Kryetarit të Komunës së Rahovecit t’i përmbahen kësaj urdhërese si në vijim: -Të njoftojnë të gjithë operatorët ekonomik dhe ekonomitë familjare të Komunës së Rahovecit se me hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativ për Ndëshkim me Gjoba Mandatore do të ndërmerren sanksione në kuadër të mandatit ligjor dhe autorizimeve që ka Komuna e Rahovecit. – Sanksionet do të merren për të gjithë personat juridik dhe fizik të cilët hedhin mbeturina në deponi ilegale dhe në vende që nuk janë të përcaktuara nga autoritetet kompetente të Komunës së Rahovecit. -Obligohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit që të kyçen në sistemin e grumbullimit të mbeturinave sipas Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave në territorin e Komunës së Rahovecit. -Obligohen qytetarët e Komunës së Rahovecit që mbeturinat e ngurta si betoni, si dhe të gjitha mbeturinat inerte të hedhen në vendin e përcaktuar nga Komuna e Rahovecit. -Ndaj të gjithë atyre që veprojnë ndryshe nga sa u tha më lartë të merren masa ndëshkuese me gjobë mandatore sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2018. -Të gjithë inspektorët komunal, rojet e pyllit janë të autorizuar me vendim të Kryetarit të Komunës për shqiptimin e gjobave mandatore dhe të njëjtit të  bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës për parandalimin e ndotjes së ambientit. -Duke pasur parasysh fenomenin e ndotjes së ambientit me hedhjen e mbeturinave në deponi ilegale dhe në mënyrë të pakontrolluar, Komuna e Rahovecit në bashkëpunim edhe me vullnetarët ka filluar pastrimin e deponive ilegale në mënyrë që të kemi një ambient të pastër. -Komuna e Rahovecit ka ndërtuar një Task- Forcë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoriatin e Komunës së Rahovecit, Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtorinë për Shërbime Publike, Ndërmarrjen Komunale “Eko- Regjoni” dhe kompani të tjera që operojnë në territorin e Komunës së Rahovecit, kanë për obligim që ta monitorojnë 24 orë dhe 7 ditë në javë dukurinë e hedhjes së mbeturinave në vende që nuk janë të përcaktuar sipas vendimit të autoriteteve kompetente komunale. -Urdhëresa hyn në fuqi menjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …