Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e fazës së dytë të projektit të Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetin e Rahovec

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e fazës së dytë të projektit të Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetin e Rahovec, kontrata është nënshkruar nga kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Jetullah Kabashit shef i zyrës së prokurimit, Tahir Bugari pronar i firmës  N.N.T “Etniku”, i pranishëm ishte edhe nënkryetari, Fatmir Iska. Pas nënshkrimit të kontratës kryetari Latifi u shpreh se u nënshkrua kontrata për ndërtimin e Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, konkretisht fazën e dytë të këtij projekti. Kontratën e nënshkruam bashkë me Operatorin ekonomik që do t’i kryjë punimet, N.N.T “Etniku”.  “Kjo kontratë, që kap vlerën e 487,000 eurove, tregon përkushtimin tonë në përmirësimin e shëndetësisë duke investuar në fusha që janë të domosdoshme për funksionimin e këtij sektori. Punë ka shumë, por ne nuk do të ndalemi deri në përmirësimin e gjendjes në shëndetësi dhe investimet e deritashme dhe ato që do të realizohen veçse e dëshmojnë një gjë të tillë”, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …