Filluan punimet për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike në Kompleksin “Fetnete Ramosaj”

Në Deçan të mërkurën nisën punimet për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike në Kompleksin “Fetnete Ramosaj”. I pranishëm në fillimin e punimeve të këtij projekti ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosa me bashkëpunëtorët e tij.

“Ky është një hap i madh për zhvillimin e infrastrukturës sportive në Deçan, veçanërisht për të rinjtë dhe sportistët e pasionuar pas notit dhe aktiviteteve të tjera ujore, ka thënë kryetari Ramosaj.

Ndërtimi i pishinës gjysmë-olimpike në Kompleksin “Fetnete Ramosaj” është një projekt ambicioz që synon të krijojë kushte moderne për trajnime, gara dhe rekreacion, duke sjellë përfitime afatgjata për banorët.

Ky investim po realizohet në bashkëfinancim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vlerë prej 2 milion e 67 mijë e 100 euro.

Kryetari Ramosaj ka uruar për këtë hap të madh, i cili pa dyshim do të ketë ndikim pozitiv për shumë breza që do të vijnë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …