leoni

Fitim Selimi: A je gjallë oj shqiptari !? Vaj për Ne, vaj për Ty !

Dhe Sheherzaden e zuri mëngjesi, prandaj ndërpreu rrëfimin që kishte filluar me lejen e Mbretit…
Ashtu si Sheherzadja që e zgjaste jetën e saj me tregime natë pas nate, edhe ne, populli i këtij vendi, po i zgjatim agjitjet tona me pritje pa fund. Por ndryshe nga ajo, ne nuk po përfitojmë as shpëtim, as drejtësi. Sepse ndryshe nga mbreti i lashtë që kishte durimin të dëgjonte, sot kemi politikanë që nuk dëgjojnë as veten.
Kuvendi i Kosovës – tempulli i demokracisë – është kthyer në një skenë të heshtur, ku nuk dëgjohen më zëra populli, por vetëm jehona e pazareve politike. Mandati është dhënë, por vullneti i qytetarëve është futur në gjumë dimëror. Konstituimi s’po ndodh, jo nga ndonjë forcë madhore, por nga vogëlsia e atyre që mendojnë se pushteti është kolltuk, jo përgjegjësi.
Njerëzit po shikojnë si në një mijë e një net – netë të errëta zhgënjimi, ku premtimet zgjedhore janë kthyer në përralla pa mbarim. Por edhe përrallat kishin moral, ndërsa kjo farsë që po quhet “bllokadë politike” është veçse një shfaqje pa turp.
A do të ketë fund kjo histori? Apo do të presim mëngjesin tjetër, e tjetrin, derisa të na venitet shpresa?
A je gjallë oj shqiptari !?
Vaj për Ne, vaj për Ty !

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK- së, ka uruar dhe ka shprehur mirënjohjen e përjetshme për popullin e ShBA-së, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë

Përmes një njoftimi për medie, OVL e UÇK-së thekson se populli amerikan ka qenë gjithmonë …