Fitim Selimi: Albin Kurti, po rrit tensionin brenda shqiptar dhe po rrezikon kohezionin kombëtar

Opinionisti politik Fitim Selimi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për nxitje të tensioneve të brendshme dhe për një qasje që, sipas tij, po dëmton unitetin kombëtar. Në një reagim publik, Selimi i kërkon Kurtit të reflektojë dhe të fokusohet më shumë te përgjegjësia personale që bart si udhëheqës, duke e cilësuar projektin e tij politik si “të rrezikshëm” për zhvillimet shoqërore dhe kombëtare. Ai thekson se me mbështetjen që ka, Kurti do të duhej të reagonte fuqishëm ndaj, siç i quan ai, “zhvillimeve rrënuese për identitetin kombëtar”, ndërsa e akuzon për krijimin e një klime përçarëse brenda shoqërisë shqiptare. Sipas Selimit, retorika dhe qasja politike e kryeministrit po nxisin një frymë relativizimi ndaj historisë dhe vlerave kombëtare, duke “trimëruar masën” në një drejtim të gabuar dhe duke rritur tensionet mes qytetarëve. Ai shpreh shqetësim të veçantë për gjuhën e urrejtjes dhe fyerjet që janë intensifikuar në diskursin publik, duke kërkuar nga Kurti të distancohet qartë nga këto fenomene. Në të kundërtën, Selimi paralajmëron se heshtja e kryeministrit mund të interpretohet si marrje e përgjegjësisë për këtë klimë. Në fund të reagimit të tij, Selimi shpreh frikë dhe shqetësim për drejtimin e zhvillimeve të ardhshme, duke bërë thirrje për reflektim të menjëhershëm për të shmangur përshkallëzimin e mëtejmë të tensioneve brenda shoqërisë shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Kritika ndaj Prokurorisë në Hagë: Kërkesa për 180 vjet burgim shihet si e tepruar dhe e motivuar

Në përmbyllje të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në gjykatën speciale …