leoni

Fitim Selimi: Figura e Albin Kurtit, ndërmjet manipulimit politik dhe zbrazëtisë shoqërore

Mjeku i luftës dhe i paqes, njëherësh analisti politik Fitim Selimi, ka reaguar ndaj perceptimeve publike se ekziston urrejtje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Sipas tij, bëhet fjalë jo për urrejtje personale, por për një zhgënjim të thellë lidhur me mënyrën se si Kurti ka ndërtuar dhe ushtruar rolin e tij politik. “Askush nuk ia zë rrugën, askush nuk e xhelozon dhe nuk e ka inat. Por kjo nuk e bën më pak problematik,” thekson Selimi, duke shtuar se Kurti nuk vjen nga shkenca, arti, kultura apo sporti, por ka hyrë në politikë “përmes një gjuhe të helmuar dhe mashtrimit, duke manipuluar ata që nuk arrijnë të vlerësojnë në mënyrë kritike veprimet e tij.” Sipas Selimit, si substancë vlere Kurti është i zbrazët, si njeri duket i ndarë nga ndjenjat njerëzore, si pjesëtar i kombit është i vështirë të identifikohet, ndërsa si politikan ka dështuar, duke prodhuar aversion te faktorët politikë dhe duke u shfaqur si një figurë “asociale”. Ai paralajmëron se, edhe në kushtet kur Kosova ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare, Kurti po bën çmos “që të na zhveshë nga ajo përkrahje që na ka mundësuar mbijetesën dhe ngritjen në nivelin e dinjitetit.” ka përfunduar Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani: Jana Arsovska të shpallet Persona Non Grata, bashkëpunëtorët e saj të përjashtohen nga skena politike

Ish inspektori i Përgjithshëm Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka shkruar se duhet …