Fitim Selimi: PËRKUJITIM PËR NJË VLERË TË RRALLË KOMBËTARE

Përvjetori i ndarjes nga jeta i Profesorit të nderuar Ahmet Qeriqi na bashkoi sot në Prishtinë për të rikthyer në kujtesë jetën dhe veprën e tij të jashtëzakonshme, në shërbim të çështjes njerëzore e kombëtare. Ndërsa ndjejmë dhimbjen për mungesën e tij fizike, përurimi i dy librave të Profesor Ahmetit solli gjallërimin e tij përmes veprës së ndriçuar, që pasqyron jetën, vuajtjet dhe sakrificat tona dhe ato përsonale, në rrethana pushtimi dhe përndjekjesh nga fqinjët shovinistë. Ishte e veçantë prezenca e njerëzve që ndanë kohën për ta nderuar Profesorin; ajo më dha mundësinë të përfytyroja, pjesë-pjesë, mozaikun e jetës dhe veprës së tij, shumë nga të cilat i kishim mësuar nga shokët e tij dhe një pjesë e kishim bashkëpërjetuar në ditët më kulmore dhe më lavdishme të përpjekjeve tona për jetë në liri. S’ka si të mos shpreh mirënjohjen e thellë për familjarët e Profesorit, të cilët, me kujdes të veçantë e besnikëri, ruajnë përcaktimin, vullnetin dhe dëshirat e tij si një trashëgimi shumë të çmuar për të gjithë ne. E kujtojmë dhe nderojmë përherë bacën Ahmet Qeriqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Prof. Ahmet Qeriqi na bashkoi sot, ashtu si dikur që na bashkonte: intelektualë, veprimtarë, luftëtarë të lirisë, shokë e familjarë

Sot është një ditë e madhe. Sot, si asnjë ditë tjetër, ndërthuren festa, ngjarje dhe …