Flamuri “Authoctonus” i afishuar në Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ka nxitur reagime të shumta, në Maqedoni

Flamuri “Authoctonus” i ngritur gjatë një tubimi në Tetovë për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka nxitur reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet maqedonase janë vënë në kërkim të autorit që ngriti flamurin, ndërkohë që kanë reaguar edhe presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski e kryeministri Dimitar Kovachevski.  Presidenti ka theksuar se të dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe ai vetë e ka takuar z.Kurti disa herë dhe kanë raport pozitiv”, ka thënë zëdhënësja e Presidencës së Maqedonisë së Veriut, Bilijana Radeva. Zëdhënësja e Presidencës së Maqedonisë së Veriut ka thënë se reagimet e presidentit Pendarovski kanë qenë të drejtuara ndaj nikoqirëve që e kanë pritur Kurtin dhe që si parti të reja opozitare po përdorin simbole për të ndërtuar profilin e tyre tek votuesit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …