Arbnora Fejza – Idrizi nga komuna e Skenderajt ka njoftuar se Guinness World Record ka aprovuar rekordin e saj për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Ajo tutje ka dhënë detaje rreth punimit të flamurit. “Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness World Records sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Të gjitha detajet dhe linkun zyrtar do t’i ndajmë me ju nesër. Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund ç’do here”, ka thënë ajo. Fejza – Idrizi ka thënë se punimet për këtë flamur kanë zgjatur 1 vit e katër muaj. Për rekordin e ri, ka shkruar edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili e ka quajtur të jashtëzakonshëm lajmin për këtë rekord.
Kontrolloni gjithashtu
Në Llaushë të Skenderajt u zbulua Memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Në Llaushë të Skenderajt, sot u zbulua Memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë …