Hamez Jashari: Për ty gjyshi im, urime ditëlindja e 71-të, heroi im!

Hamez Jashari: Për ty gjyshi im, urime ditëlindja e 71-të, heroi im!

U bënë 22 vite që nga lufta përkatësisht 23 vite nga rënia jote heroike, ku bashkë me balin Adem dhe anëtarët tjerë të familjes ratë heroikisht për të mos vdekur kurrë. Ëndrra dhe vizioni që kishit për ta parë Kosovën të lirë e të pavarur u realizua, e tani sot unë bashkë me motren Feriden, me vëllezërit Besimin e Blerimin, bashkë me Ademin e Lulit e Shabanin e Muratit, Igballin e Bashkimit e të gjithë nipat e mbesat tuaja çdo ditë e më shumë po rritemi e po shkollohemi të lirë e gjithëherë krenar duke mos harruar kurrë të kaluarën tonë të lavdishme.
Gjysh, sot unë dhe fëmijet tjerë të familjes po rritemi me tregimet për ju dhe veprat tuaja madhështore, me dashurinë që keni kultivuar me vite në shtëpinë tonë, me përgjegjesinë që mbajmë si pasardhës tuaj dhe me frymen patrotike e vullnetin e madh që kemi për t’i shërbyer shtetit tonë të ri në çfarëdo mënyre.
Sot është ditelindja jote!
Është ditëlindja jote e 71-të, ndërsa une jam 18 vjeç dhe po e mbajë emrin tend që babushi im e djali yt Bekimi ma ka vënë me shumë dashuri e krenari! Nuk pata fatin të jem fizikisht afër teje dhe të rritëm me dashurinë e gjyshit, dashurinë e madhe që ti kishe për fëmijët, por asnjëherë nuk i harroj fjalët dhe bisedat që bëjmë shpesh me babushin për ty dhe madhështinë tuaj, biseda këto që nganjëherë nuk përfundojnë deri në mëngjes dhe më ngjallin plot emocion e krenari.
E di se është e pamundur, por do doja shumë të të takoja vetëm njëherë, të kisha vetëm një bisedë me ty edhe pse nuk do të mjaftonte, ta dëgjoja vetëm njëherë zërin tënd duke më këshilluar e treguar se sa e vlefshme është Liria, për atë që ti bashkë me tërë familjen ratë heroikisht për të mos vdekur kurrë.
Urime ditëlindja e 71-të gjyshi im, heroi im!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …