mbpzhr 2018
kek
MIT
Airport Adem Jashari
Fillimi / Intervista / Flet Avokatja, Mirela Biba: Nëse do të funksionojnë PMF do të parandalohen përdhunimet

Flet Avokatja, Mirela Biba: Nëse do të funksionojnë PMF do të parandalohen përdhunimet

Ngjarja e fundit me 13-vjeçaren ka bërë që në opinion të diskutohet shumë se çfarë institucionesh ka për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.. Sipas avokate Mirela Biba ka një institucion të tillë por që në fakt nuk funksionon dhe pse lekët harxhohen.

Ç’ është njësia për mbrojtjen e fëmijëve .?!

Kjo njësi është një projekt varet nga ASHMDF dhe kjo e fundit është pjesë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

Për këtë projekt janë harxhuar dhe harxhohen miliona dollarë edhe këtu prapë ngelen ëndrra në zbatim. Në çdo njësi administrative ka një të tillë ka që në vitin 2010 që funksionon si e tillë dhe nisi për herë të parë si projekt pilot te njësia nr . 9 .

Funksionon në bazë të ligjit nr.18/2017 për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.  Neni 51 Detyrat e punonjësit për mbrojtjen e fëmijës 1. Punonjësi për mbrojtjen e fëmijës kryen funksionin e menaxherit të rastit për fëmijët në nevojë për mbrojtje, që nga momenti i identifikimit apo referimit, gjatë hartimit e zbatimit të masës së mbrojtjes dhe Planit Individual të Mbrojtjes deri në përfundimin e tyre. 2. Punonjësi për mbrojtjen e fëmijës ka për detyrë: a) të identifikojë në mënyrë proaktive rastet e fëmijës në rrezik dhe në nevojë për mbrojtje, nëpërmjet vizitave periodike në terren dhe në familjen e fëmijës në rrezik, komunikimit me profesionistët nga sektori i arsimit, shëndetësisë dhe rendit, të cilët kanë kontakte me fëmijët; b) të bëjë vlerësimin e nivelit të rrezikut të çdo rasti të referuar dhe të identifikuar të fëmijës në nevojë për mbrojtje;

  1. c) të kërkojë mbledhjen e grupit teknik ndërsektorial dhe të hartojë Planin Individual të Mbrojtjes, pjesë e të cilit është edhe propozimi për marrjen e masave të mbrojtjes; ç) të informojë drejtuesin e njësisë së mbrojtjes së fëmijës dhe t’i propozojë drejtorit të strukturës përgjegjëse të shërbimeve shoqërore marrjen e masave të mbrojtjes mbi bazën e Planit Individual të Mbrojtjes, si dhe të koordinojë ndërhyrjet e veprimet që përcaktohen në plan; 28 d) të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacion për menaxhimin e rasteve të fëmijës në nevojë për mbrojtje me çdo strukturë përgjegjëse shëndetësore, arsimore, policore, të prokurorisë dhe të gjyqësorit, në nivel vendor e kombëtar, si dhe me shoqërinë civile, duke ruajtur të dhënat personale të fëmijës; dh) të monitorojë mbarëvajtjen e zbatimit të masës së mbrojtjes, progresin e zhvillimit të fëmijës, për të cilin është vendosur masa e mbrojtjes. Profesionistët e tjerë, të përfshirë në zbatimin e masës së mbrojtjes apo të Planit Individual të Mbrojtjes, janë të detyruar ta mbajnë të informuar punonjësin e mbrojtjes së fëmijës në lidhje me progresin, sfidat dhe problematikat e hasura gjatë zbatimit të tyre; e) të propozojë ndryshimin apo heqjen e masës së mbrojtjes dhe/ose ndryshimin apo përfundimin e Planit Individual të Mbrojtjes nëse nuk ekzistojnë më kushtet, për shkak të të cilave është vendosur masa dhe plani, apo kur një gjë e tillë i shërben fëmijës dhe/ose është në interesin më të lartë të tij; ë) të lehtësojë dhe të mbështesë fëmijën dhe/ose familjen e fëmijës në përmbushjen e veprimeve apo detyrave të përcaktuara në Planin Individual të Mbrojtjes; f) të marrë pjesë në proceset gjyqësore, në të cilat shqyrtohen masat e mbrojtjes të propozuara në planet individuale të mbrojtjes së fëmijës, për të cilët ai është menaxher rasti; g) t’i drejtohet prokurorit për heqjen e përgjegjësisë prindërore, duke e vënë atë në dijeni për prindërit që tregojnë pakujdesi të rëndë në ushtrimin e përgjegjësisë prindërore ose kur, me veprimet e tyre, prindërit ndikojnë në mënyrë të dëmshme në edukimin dhe zhvillimin e fëmijës. gj) të ndihmojë fëmijën dhe/ose familjen e fëmijës në hartimin dhe dërgimin e ankesave pranë Avokatit të Popullit apo autoriteteve të tjera përgjegjëse. Për sa më lart nëse do të kishte funksionuar PMF do të ishte parandaluar përdhunimi i 13-vjeçare. Jo vetëm ky rast por edhe shumë raste të tjera abuzive me fëmijët do shmangeshin nëse do funksiononte PMF. (Albert Zholi)

Kontrolloni gjithashtu

Palmer: Bisedimet Kosovë - Serbi duhet të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve

M. Palmer: Amerika nuk mbanë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë, ne mbështesim sundimin e ligjit dhe institucionet

Në një intervistë për  “Zëri i Amerikës” lidhur me kritikat e opozitës në Tiranë se ...