Shoqata e Kulturës Shqiptare i ka drejtuar një kërkesë disa institucioneve në Maqedoni

Ministrit të Drejtësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

Ministrit të Arsimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

Ambasadorit të OSBE-së në R. e MV – Shkup;

Prokurorit Publik në R. e MV – Shkup;

Rektorit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup

K   Ë   R   K   E   S   Ë

Zotërinj,

Në këto ditë dhimbje pas akcidentit tragjik që ndodhi në fsh. Llaskarcë të Shkupit, përpos ngushëllimeve nga mijëra banorë dhe institucione brenda dhe jashtë vendit, nuk u kursyem edhe nga disa deklarata me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes.

E dhimbshme kur kjo vjen nga profesoresha universitare e quajtur, Biljana Vankovska.

Në emër të shoqërisë civile e mbështetur nga shumë Organizata Joqeveritare që veprojnë në shoqërinë tonë, kërkojmç nga Ju që këtë rast ta procesoni dhe të përdorni të gjitha mjetet juridike konform ligjeve pozitive duke i ndëshkuar personat e tillë.

Zbatimi i së drejtës do të dëshmon se jeni në mbrojtjen dhe respektimin e ligjit duke u vënë në mbrojtje të qytetarëve dhe sadopak do të ndikoni në zbutjen e dhimbjes së shkaktuar tek familjet të cilët i humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi.

Synim i kahershëm i Juaji dhe i joni është që institucionet të jenë mbi individin.

Të pengojm dhe mos lejojm që individë të ngarkuar në baza etnike të cilët ushtrojnë gjuhën e urrejtjes, të mbeten profesor dhe edukator të brezit të ri në institucionet edukativo arsimore në vend.

Të larttshënuarën e mbështesim në bazë të nenit 394-d nga Kodi penal i miratuar nga Kuvendi me procedurë urgjente në fillim të vitit 2014 (Gazeta zyrtare e R. së Maqedonisë Veriore, nr. 27 të datës 05.02.2014) i cili thotë:

Përhapja e materialit me përmbajtje raciste dhe ksenoffobike nëpërmjet sistemeve kompjuteri

 (1) Ai i cili nëpërmjet kompjuterik në publik përhap material të shkruar me përmbajtje racore dhe ksenofobike, fotografi ose ndonjë reprezentim tjetër të ndonjë ideje ose teorie që ndihmon, promovon ose nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo qoftë person ose grup, në bazë të gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes, përkatësisë në ndonjë grup të margjinalizuar, përkatësisë etnike, gjuhës, shtetësisë, prejardhjes sociale, religjionit ose besimit fetar, llojeve të tjera të besimit, arsimit, përkatësisë politike, statusit personal ose shoqëror, pengesës menatale ose trupore, moshës, gjendjes familjare ose martesore, gjendjes materiale, gjendjes shëndetësore, ose në çfarëdo baze tjetër që është paraparë me ligj ose me ndonjë marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare, do të dënohet me burg prej një deri në pesë vjet.

(2) Me dënimin e paraparë në paragrafin (1) të këtij neni do të dënohet edhe ai që veprën do ta kryejë nëpërmjet mjeteve të tjera të informimit publik.

(3) Ai që veprën nga paragrafet (1) dhe (2) të këtij neni e bën duke e keqpërdorur pozitën ose autorizimin ose nëse për shkak të atyre veprave janë shkaktuar trazira dhe dhunë ndaj njerëzve ose është shkaktuar dëm material me përmasa të mëdha, do të dënohet me burg prej një deri në dhjetë vjet.

Me qëllimin më të mirë dhe me besimin e plotë që e kemi deri tek Titujt e Lartpërmendur, shpresojm që kjo kërkesë e jona do të gjejë zgjidhje pozitive.

Me respekt,

Grup i bashkuar i subjekteve juridike nga shoqëria civile në vend: Mediume të shkruara dhe elektronike, Ansamble dhe shoqata kulturore, Forume dhe unione studentore, Forume dhe organizata për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, Institucione arsimore dhe fetare, e tj.

KËSHILLI I PËRBASHKËT

Shkup, 15.02.2019

Daim Hiseni

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …