leoni

Albert Z. ZHOLI: Flet ish-oficeri i Xhenios, Ilirjan Dhima

Flet ish-oficeri i xhenjos, “Reparti ushtarak 3205” i Porto Palermos, Ilirjan Dhima

Flet ish-oficeri i xhenjos, “Reparti ushtarak 3205” i Porto Palermos, Ilirjan Dhima:

Në Porto Palermo as mendohet të jenë vrarë 100 njerëz, është absurde

– Në atë system rregullat e sigurimit teknik ishin në plan të parë. Jeta e njeriut në atë sistem shikohej si e shenjtë për çdo njeri.

-Ne kurrë nuk niseshim në punë pa masa të rrepta sigurie, kontrollonim me shumë kujdes të gjitha rregullat e sigurimit teknik, pastaj fillonim punën.

-At’here një plagosje të ndodhte në ushtri e mirrte vesh Enver Hoxha, ndrësa sot në ditë vriten 5 apo 6 veta dhe as u dihet emri.

-Ku mund të vritej në atë system njeriu me automatik në mes të ditës?

-Në atë kohë femrat dilnin nga puna turni i tretë në mes të natës dhe nuk i prekte njeri me dorë. Si mund të vriteshin 100 veta në Porto Palermo dhe të mos bëhej problem?

-Njeriu vlerësohej si Perëndi, spitalet ishin të sigurta dhe me personel shumë të përgjegjshëm.

-Në atë kohë nuk mendohej që mjeku të kryente mitmarrje, apo të korruptohej njeriu ishte i sigurt.

-Personalisht më ka ndodhur që janë plagosur lehtë 4 ushtarë gjatë disa viteve dhe Ministri i Mbrojtjes merrte në telefon çdo orë dhe pyeste për shëndetin e tyre.

-Nuk e di pse hapen tymnaja të tilla që kanë efekte negative në mendjen e njerëzve.

-Me Porto Palermon janë habitur të gjithë gjeneralët e NATO-s, që e kanë vizituar.

-Se mendoja kurrë që një objekt i tillë i rëndësisë së veçantë, një objekt sekret me vlera të jashtzakonshme mbrojtje të kthehet në destinacion turistik.

 

  • Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Këto ditë është përhapur në media se në Porto Palermo gjatë ndërtimit janë vrarë 100 ushtarakë dhe civilë. Kjo vjen fill pas lajmit se Porto Palermo do të bëhet objekt turistik. Më datë 11 gusht 2024 Kryeministri Edi Rama në një postim në facebook ka bërë me dije se tuneli nënujor i Porto Palermos, në Himarë tashmë do të jetë i hapur edhe për qëllime turistike. Pra, hapet për herë të parë pas 32 vjetësh porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos. Kryeministri Edi Rama këtë lajm e ka ndarë në Facebook me pamjet nga hapja e tunelit nënujor të Porto Palermos, ku midis të tjerave se ky është hapi i parë i një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rijetëzimin dhe rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Palermos për funksione ushtarake dhe civile. Ja lajmi në faqen e kryeministrit:

“MIRËMËNGJES dhe me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Palermos në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthuret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur”,- shkruan Rama.

Projekti synon miradministrimin e zonës, me synim kthimin e Gjirit magjepsës të Palermos në një destinacion turistik, duke ofruar kushte sa më të larta sigurie lundrimore. Hapi tjetër i projektit përfshin rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, me qëllim krijimin e një atraksioni turistik të qëndrueshëm. Projekti synon gjithashtu të rikthejë në gatishmëri teknike këto asete të çmuara të Forcës sonë detare, të cilat mund të shërbejnë për qëllime stërvitjesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Hapja e tunelit është kryer nën drejtimin e stafit inxhinierik të Batalionit të xhenios dhe kaloi pa asnjë problem pavarësisht mbi 3 dekadave mosaktivizim. Tuneli shërbente si një bazë autonome për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, brenda gadishullit të Porto Palermos. Hapja e portës prej çeliku e këtij tuneli ujor të veshur me betonarme ka vënë për herë të parë në lëvizje pas shumë kohësh mekanizmin e saj. Ndërtimi i këtij tuneli nisi në 1969 dhe zgjati deri në vitin 1988. Ai shërbente për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, duke shërbyer njëkohësisht si një bazë e fuqishme dhe e mbrojtur.  Për këtë tunel është folur shumë madje aq shumë sa duket si një lajm i përbotshëm. Dhe me të drejtë. Kjo pasi se si është ndërtuar ky tunel, se si është vënë në funksion, mbi rëndësinë e tij për Flotën detare deri dje përbënte një sekret të madh shtetëror. Po tani a është korrekte shfrytëzimi i tij për qëllime turistike? Po në vendet e tjera si është vepruar për objekte të tilla? Po sot objektet ushtarake të Luftës së Ftohtë përse përdoren? Ja si shprehet një prej specialistëve që morën pjesë për ndërtimin e tij…Me ish-oficerin e lartë Ilirjan Dhima kemi vite që njihemi. Ai ka një kujtesë për t’u admiruar kur bie biseda për profesionin e tij në rini. Mbi të gjitha ai ka shumë ngjarje në jetë. Iliriani mbetet një ish-oficer i xhenios që ka marrë pjesë në ndërtimin e disa veprave ushtarake që nga Porto Palermo në Himarë dhe deri në Morinë të Kukësit. Kujtimet e tij janë ndër më befasueset dhe të pabesueshme sot, për vetë karakterin e detyrës dhe punën heroike. Ka marrë pjesë në ndërtimin e më shumë se 8 objekteve fortifikuese ushtarake ndër më të diskutuarat sot. Konkretisht ai shkoi si oficer i xhenios në Porto Palermo në 9 shtator 1981. Ishte oficer i ri.

 

-Këto ditë  në media të ndryshme është diskutuar se gjatë ndërtimit të Porto Palermos kanë vdekur rreth 100 ushtarë, oficerë apo punonjës të ndryshëm civilë. A është e saktë kjo shifër? Ju si drejtues a keni dijeni?

Kur e lexova diku këtë lajm jam tronditur. Nuk ju besoja syve. Çfarë lajmi absurd. Absolutisht jo. As bëhet fjalë. Nëse do kishte kaq të vrarë midis atyre patjetër do isha unë. Në atë sistem rregullat e sigurimit teknik ishin në plan të parë. Jeta e njeriut në atë system shikohej si e shenjtë për çdo njeri. Ne kurrë nuk niseshim në punë pa masa të rrepta sigurie. Kontrollonim me shumë kujdes të gjitha rregullat e sigurimit teknik pastaj fillonim punën. Athere një plagosje të ndodhte në ushtri e mirrte vesh Enver Hoxha, ndërsa sot në ditë vriten 5 apo 6 veta dhe as u dihet emri. Ku mund të vritej në atë system njeriu me automatik në mes të ditës?! Në atë kohë femrat dilnin nga puna turni i tretë në mes të natës dhe nuk i prekte njeri me dorë. Si mund të vriteshin 100 veta në Porto Palermo dhe të mos bëhej problem? Po, aty janë vrarë vetëm 3 veta, dy ushtarakë dhe një civil. Ishte aksident. E ka spjeguar dhe një ish-kolegu im. As mos e mendoni tjetër gjë. Njeriu vlerësohej si Perëndi, spitalet ishin të sigurta dhe me personel shumë të përgjegjshëm. Në atë kohë nuk mendohej që mjeku të kryente mitmarrje,le apo të korruptohej. Njeriu ishte i sigurt. Nuk e di kush i hap këto thashetheme por janë shumë të dëmshme. Personalisht më ka ndodhur që janë plagosur lehtë 4 ushtarë gjatë disa viteve dhe Ministri i Mbrojtjes merrte në telefon çdo orë dhe pyeste për shëndetin e tyre. Nuk e di pse hapen tymnaja të tilla që kanë efekte negative në mendjen e njerëzve.

 Tashmë dihet  Kryeministri Edi Rama në një psostim në Facebok në gusht, bëri me dije se, me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Palermës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthuret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës. Ndoshta nuk ka mënyrë më të mirë për të vlerësuar nivelin e frikës në një vend sesa të shikosh kompanitë që ndërtojnë bunkerë privatë. Ju si një ndër ndërtuesit kryesorë të kësaj vepre kaq të diskutueshme si do ta cilësonit këtë destinacion të ri të Porto Palermos?

 

–          Së pari dua të theksoj se unë jam i majtë. Madje i majtë korrekt, e mjaft idealist dhe jo i majtë si disa drejtues të PS së sotme.

Unë si kryetar i Shoqatës “Shqipëria” në Greqi kam punuar sistematikisht për PS dhe në votime kam dhënë kontributin tim të vazhdueshëm për votimin e emigrantëve për PS. Unë jam një socialist korrekt, patriot, që i shërbej vetëm interesave të atdheut dhe vazhdimisht kam dhënë kritikat e mia për mënyrën e qeverisjes së PS dhe pse votoj dhe propagandoj përkrahjen e saj në votime. Tashmë le të vijmë në pyetjen konkrete. E pashë në Facebook lajmin e kryeministrit dhe të them të drejtën u befasova. U befasova, sepse se mendoja kurrë që një objekt i tillë i rëndësisë së veçantë, një objekt sekret me vlera të jashtzakonshme mbrojtje të kthehet në destinacion turistik. Ai është një objekt i strategjisë së mbrojtjes kombëtare që ka lidhje shumë për fatet e mbrojtjes së atdheut në situata të ndryshme luftarake. Si një ish-oficer i lartë dhe si një ndër ndërtuesit e tunelit të Porto Palermos nuk mund të pajtohem me këtë veprim të kryeministrit Rama, të cilën e respektoj shumë. Ndoshta z Rama nuk e kupton rëndësinë ushtarake të këtij tuneli! Një tunel i tillë nuk është i dytë në Ballkan dhe shumë i rrallë në botë. Në këtë objekt është punuar afërsisht 23 vjet natë dhe ditë për të dhënë një objekt të fortifikuar shumë- shumë specifik. Në Porto Palermo kanë punuar oficerët xhenierë më të mirë shqiptarë aqsa kanë habitur dhe inxhierët më të mirë të ndërtimit në atë kohë. Me pak punë maskimi ai tunel jo vetëm që nuk mund të demaskohej nga armiku, por do të përbënte një rrezik potencial për çdo sulm detar kundër vendit tonë. Madje, madje shumë oficerë të NATO-s kur e vizituan pas 1990 këtë tunel kanë ngelur të shtangur. Nuk e besonin; një vlerësim i tillë për këtë tunel që është krenaria e xhenierëve shqiptarë.

 

–          – Pse e quani krenaria e xhenierëve shqiptarë? Çfarë të veçantë dhe pse e merr këtë emërtim nga ana juaj?

  Ka shumë arsye pse e them këtë. Objekte të tilla sot në botë quhen krenaria mbrojtëse e çdo vendi. Këtë objekt do të dëshironte ta kishte edhe Greqia, edhe Kroacia, edhe Mali Zi edhe Bullgaria, apo Rumania, apo çdo vend tjetër Europian. Pozicioni gjeografik, mënyra e ndërtimit, struktura e tij, qëllimi për të cilin u ndërtua përbëjnë një sekret, por edhe një lavdi të xhenierëve shqiptarë. Marka e betonit, cilësia e punimeve, planimetria e ndërtimit, vendi dhe pozicioni i vendosjes, rregullat e ndërtimit e shumë cilësi të tilla e bëjnë atë një objekt të një rëndësie tepër, tepër strategjik. Nga ana tjetër mund të them se xhenierët shqiptarë kanë ndërtuar mbi 600 mijë qendra zjarri, mijëra objekte të tjera fortifikuese, qindra vendstrehime për popullatën, por një objekt të tillë askush nuk e kishte imagjinuar. Sot në tërë gjeografinë shqiptare kemi mijëra qendra zjarri të shkërmoqura, apo vendstrehime për popullatën civile të dëmtuar, por Porto Palermo nuk bëhet më kurrë. Mbi dy dekada punë ku janë angazhuar mbi 2 mijë ushtarë përbën një rekord që me mjetet e kohës sot do të dukej e pamundur. Që nga projektimi, punimet, ndërtimi, cilësia e betonit, çelikut apo dhe pajisjeve për kohën përbëjnë një nismë tepër të vështirë dhe thuajse të pamundur. Por puna e xhenierëve tanë të pamundurën e bënë të mundur.

 

-Po pse sot e quani të padrejtë kthimin e Porto Palermos në një objekt turistik nga një objekt ushtarak?

Për shumë arsye. E para se ai është një objekt thellësisht specifik, sekret që bota perëndimore në atë kohë bënte çmos të mirrte të dhëna. Por edhe sot ne kemi ushtrinë tonë, kemi interesat tona kombëtare dhe objekte të tilla duhen ruajtur si sekret shtetëror. Sot bota është në kaos. Për mendimin tim edhe Bunker Art 2 te “Rrapi treshit” Tufinë, që quhej dikur vendkomanda Kombëtare në kohë lufte duhej të ruhej si objekt i rëndësisë së veçantë. Ai edhe në kushtet e tilla duhet të kthehet në funksionin e mëparshëm. Madje, madje, edhe të gjitha vendstrehimet në qendrat e banuara, por sidomos në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë duhet të kthehen në gadishmërinë e mëparshme. Kjo duhet për shumë arsye, por kryesorja është se sot bota gjendet në situatë kritike. Lufta në Ukrainë, lufta Izrael-Palestinë –Iran. Lufta në Siri apo konfliktet midis dy Koreve përbëjnë rrezik në çdo anë të globit. Çdo investim që është bërë në kohë të ndryshme për të ruajtur popullsinë civile në raste lufte duhet ruajtur me fanatizëm. Sot shumë vende të botës kanë filluar të ndërtojnë bunkerë për shoqërinë civile madje disa miliarderë në Gjermani, Francë, Itali kanë filluar të ndërtojnë vendstrehime private në raste lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Intervistë me Flakë Zyberaj, vajzën e dëshmorit të kombit Mensur Zyberaj

Intervistë me Flakë Zyberajn, bija e dëshmorit të kombit, Mensur Zyberaj

Radio Kosova e Lirë: Mirë se vini në Radion Kosova e Lirë, e nderuar Flakë …