Ruud Vermeulen thotë se Kosova po përballet me një krizë të afërt si pasojë e Ligjit për Pagat

FMN: Për shkak të pandemisë së koronavirusit ekonomia e Kosovës do të tkurret për 5 për qind

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se për shkak të pandemisë së koronavirusit, ekonomia e Kosovës do të tkurret për 5 për qind. Në njoftimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar thuhet se pandemia e COVID-19 dhe masat e ndërmarra për kontrollimin e saj kanë dobësuar rëndë perspektiven ekonomike të Kosovës. Ekonomia pritet të tkurret për 5 për qind në vitin 2020 pasi të hyrat nga turizmi, remitencat, eksportet e mallrave dhe IHD-të do të ulen si pasojë e kufizimeve të udhëtimit dhe efektit të COVID-19 te partnerët tregtarë dhe shtetet prej nga vijnë remitancat e diasporës. Perspektiva e përkeqësuar ekonomike pritet të rezultojë në hendeqe të financimit të jashtëm dhe atë fiskal. Zëvendësdrejtori menaxhues dhe njëherësh ushtruesi i detyrës së kryesuesit të Bordit Ekzekutiv të FMN-së, Tao Zhang ka thënë se autoritetet në Kosovë kanë reaguar shpejt në përgjigje të pandemisë, por si pasojë e masave ekonomike, pritet që deficiti buxhetor të zgjerohet dhe me gjasë edhe borxhi do të rritet.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …