FMN-ja i ka vënë kusht Qeverisë së Kosovës që të gjejë një zgjidhje reale të pagesës për veteranët

FMN vlerëson përparimin e BQK-së në forcimin e qëndrueshmërisë financiare

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar përkushtimin e Bankës Qendrore të Kosovës në zbatimin e reformave për përmirësimin e qeverisjes dhe forcimin e sektorit financiar.
Në raportin e fundit, theksohet progresi i BQK-së në rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit financiar të vendit. FMN nënvizon se reformat e ardhshme do të ndihmojnë në përmirësimin e mbikëqyrjes financiare dhe gatishmërisë për menaxhimin e krizave. Rekomandimet përfshijnë edhe përforcimin e mekanizmave institucionalë për ruajtjen e stabilitetit financiar. BQK ka falënderuar FMN-në për bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik. Institucioni qendror financiar konfirmon angazhimin e tij për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …