Reuters: Edhe pse prokurorët e mbajnë Thaçin përgjegjës për vrasje gjatë luftës, ai në Kosovë konsiderohet hero kombëtar

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” kërkon ndihmën e qytetarëve për mbrojtjen e ish kryetarit

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për mbrojtjen e duhur për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prej vitesh gjendet në paraburgim. Në njoftimin e këtij fondacioni është thënë se mbështetja financiare është e nevojshme për një mbrojtje të mirëfilltë juridike. “Në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë në Hagë, Hashim Thaçit i duhet përkrahja juaj! Ndihmoni edhe ju për t’i siguruar mbështetje financiare që i mundëson mbrojtje të mirëfilltë juridike”, është thënë një njoftimin e publikuar në “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

Wesley Clark

Wesley Clark pritet të dëshmojë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s gjatë fushatës ajrore të vitit 1999, gjenerali amerikan Wesley …