Deputetja, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kauzat e rrejshme të Kurtit po i kthehen bumerang Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës,Ariana Musliu-Shoshi, ka vlerësuar se kërkesat e vazhdueshme të aleatëve ndaj Kosovës për Asociacionin tregojnë se ata kanë humbur besimin ndaj qeverisë Kurti. Ajo ka bërë me dije se aleatët më nuk po besojnë as në letrën e zotimeve që presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari ia kanë dërguar Këshillit të Evropës. Ata nuk besojnë në zotime, përfshi letrën e dërguar ku premtojnë implementimin e Asociacionit, miratimin e Kodit Civil dhe shumë çështje tjera, nënshkruar nga Vjosa, Albini e Glauku! Kauzat e Albinit të përdorura vetëm sa me ardhur në pushtet duke mos kursyer asnjë mjet ndaj partive në pushtet, sot po i kthehen bumerang! Pavarësisht kësaj, interesi i Kosovës mbi të gjitha! Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë anëtarësimin në KE! E pafalshme do të jetë humbja e një momentumi të tillë”, ka shkruar deputetja ariana Musliu-Shoshi në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …