Forca Rezervë Operacionale Turke vendoset përkohësisht në Kosovë nën komandën e KFOR-it

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se Forca Rezervë Operacionale Turke, ka mbërritur për një vendosje të përkohshme. Sipas komunikatës së publikuar në Facebook, njësia turke ka marrë përsipër detyrat nga Batalioni Shumëkombësh i ORF-së, në kuadër të planit të rotacionit të mbikëqyrur nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Itali. Gjatë muajve në vijim, Batalioni Turk i ORF-së do të zhvillojë aktivitete të përbashkëta me njësite të tjera të KFOR-it, duke mbajtur gatishmërinë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi në situatën e sigurisë në terren. KFOR theksoi se përforcime të tilla shtojnë fleksibilitetin operacional dhe aftësinë për të reaguar shpejt në rast nevoje, duke garantuar stabilitetin në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Valentina Gara: Vetëm gjatë korrikut mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur në Kosovë

Aeroporti “Adem Jashari” thyen rekord: Mbi 4.6 milionë pasagjerë dhe rritje e ndjeshme e fluturimeve gjatë 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një vit rekord gjatë 2025, duke mirëpritur …