Forcat e Armatosura shqiptare do të kontribuojnë me dy oficerë në Komandën e Forcës së Bashkuar, që ka për qëllim mbrojtjen e linjave të komunikimit strategjik të Atlantikut të Veriut dhe parandalimin nga çdo sulm i mundshëm, nëpërmjet angazhimit të Flotës së 2-të të Marinës amerikane. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila ka shkruar në Facebook se Shqipëria është krenare që është ndër shtetet themeluese të strukturës më të re të NATO-s, Joint-Force Command në Norfolk të SHBA-ve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
