RKL

RKL: Gjykata Speciale, as sharësit e UÇK-së, nuk reagojnë lidhur me zbulimin 16 varrezave masive me eshtra shqiptarësh, në Serbi

Pse nuk reagojnë lidhur me këto krime: Veton Surroi, Flaka Surroi, Asdren Rrahmani, Behlul Beqaj, Majlinda Bregasi, Parim Olluri, Vehbi Kajtazi, Agim Idrizi, Adriatik Kelmendi, Shkëlzen Gashi, Gani Mehmetaj, Faton Mehmeti, Bajrush Morina, Berat Buzhala, Vjosa Osmani, Fatmire Kollçaku, Jusuf Buxhovi,  Drita Millaku, Haki Abazi, Rron Gjinovci, Jeta Xharra, Fitore Pacolli, Ilir Deda, Ilaz Hysiqi, Skënder Zogaj, e shumë të tjerë. Natyrisht se këta dhe rodi i tillë janë të zënë me luftën kundër UÇK-së, me komandantët që i quajnë kara-komandantë, me kreun e luftës,  që e quajnë bandë kriminelësh enveristë, me veteranët e UÇK-së që i quajnë njerëz të manipuluar, vrasës dhe hajna që kanë shkrepur një plumb pastaj kanë ikur...

Gjykata  Speciale kundër UÇK-së, ka shumë  vjet që po heton  dhe po merret në mënyrë intensive me gjoja krimet,  që kanë kryer luftëtarët e UÇK-së, gjatë dhe pas luftës  në Kosovë, duke i marrë në pyetje qindra të dyshuar dhe dëshmitarë, për disa dhjetëra të vrarë serbë dhe kolaboracionistë shqiptarë,  në vitet 1998-2000.

Ajo është themeluar vetëm për ushtarët dhe eprorët e UÇK-së, në radhë të parë për kreun komandues të luftës, në të gjitha nivelet, atë ushtarak, politik dhe operativ.

Duke qenë gjykatë raciste dhe në themel antishqiptare, hetuesit, gjyqtarët e porotët e kësaj gjykate nuk e kthejnë fare kokën nga Beogradi, nga Serbia ende tokë e mbushur me eshtra. Jo rastësisht, ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq, i vrarë nga bandat kriminale shtetërore, që sot janë në pushtet në Beograd,  kishte thënë se Serbia është një shtet ku sa herë që të mihësh tokën, do ta nxjerrësh një kafkë.

Gjykatës Speciale, por as shpirtshiturve dhe bastardëve që lehin UÇK-në, nuk iu bën përshtypje fare masakrimi i rreth 1000 shqiptarëve dhe mbulimi në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë, as humbja pa gjurmëve e rreth 1.600 qytetarëve të Kosovës, të cilët edhe tani gati 22 vjet pas mbarimit të luftës, konsiderohen të zhdukur.

Po ashtu bastardëve, as Gjykatës Speciale  nuk u bën përshtypje deklarata raciste e ministrit të Jashtëm serb, i cili kërcënon serbët, të cilët po i zbulojnë varrezat masive  të shqiptarëve, në Serbi.

Haga dhe llapaqenet shqipfolës, nuk e kanë hallin e vrasjes dhe masakrimit të rreth 13.ooo shqiptarëve nga regjimi i Milosheviqit, gjatë kohës së luftës, rënies së afër 2500 dëshmorëve, plagëve trupore të rreth 4000 invalidëve të luftës së UÇK-së, por u intereson se kush i vrau 87 shqiptarë, serbë, romë boshnjakë gjatë luftës. Aty është hedhur shigjeta e tyre me helm e me temjan të Kishës serbe. Nuk janë me rëndësi 15.000 mijë por 87, nga të cilët gjysma janë të gjallë, por dokumentet e kohës së regjimit të Milosheviqit i trajtojnë  të vdekur dhe Gjykata Speciale i pranon  si të tillë.

Duke folur për krimet kundër shqiptarëve në Kosovë dhe varrezat masive në Serbi, ish-kryetari i Parlamentit të Vojvodinës njëherësh kryetar i Lidhjes Socialdemokrate, Nenad Çanak, ka ripërsëritur  ekzistimin e 16 varrezave masive me trupa shqiptarësh në Serbi, për të cilat, shumë vjet më parë  ishte marrë vendim që të mos flitej publikisht. Ministri i Policisë, Dushko Mihajlloviq, asokohe kishte deklaruar se kemi gjetur 16 varreza masive në Serbi. Dhe kur kam parë se çfarë kemi gjetur aty, duhet ta ndaj këtë me ju, dhe të merremi vesh se çfarë duhet bërë me gjithë këtë? U paraqita për të folur, dhe i thashë se nuk e kuptoja pyetjen. Kjo ka qenë shpejt pas 5 tetorit, mbase janari a shkurti. “Çka të bëjmë me gjithë këtë”, i thashë, nuk po e kuptoj pyetjen. Nuk jemi këtu për t’i fshehur krimet e ish-regjimit, por që t’i zbulojmë nesër, në një  konferencë për shtyp, t’i marrim me vete gazetarët prej një lokacioni në tjetrin që të bëhen xhirime e që më pas të vendosim se çfarë do të bëjmë.

Atëherë, ish kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq, i cili përherë është mbajtur i rezervuar se nuk kishte qejf ta impononte mendimin e tij, ani që ka pasur peshë të madhe. Tha: “Jo, jo. Këtë punë duhet hetuar, por nuk duhet dhënë shumë publicitet, sepse kush do të investojë në një shtet, ku sa herë që të mihësh tokën do ta nxjerrësh një kafkë. Atëherë e kuptova se e kishim një problem të brendshëm serioz”, kishte thënë Çanak, njofton televizioni publik i Serbisë.

Edhe kryetari i Partisë Liberale Demokratike serbe, Çedomir Jovanoviq, duke folur për varrezat masive të shqiptarëve në Serbi, ka thënë se ish-kryeministri serb, Zoran Gjingjiq kishte kërkuar që “të hetohej pa zhurmë, që të fitonte kohë për të kuptuar se çfarë të bëhej. “Fjalët si: ‘nuk është e vërtetë, se është kurdisje se po kërkojnë konflikt me ushtrinë e policinë, Koshtunica e di se kjo s’është e vërtetë’. Prandaj edhe Dushko pyet ‘çfarë të bëj? E kam lëndën e mbyllur, sepse gjykatësi thotë ‘janë do kurdë’”, ka thënë ai, duke iu referuar ministrit të atëhershëm të Policisë, Dushko Mihajloviqit. E aty, si ka thënë ai, “na u lidhën të gjitha vrasjet tjera”. “Kujt nuk i kishte shkuar në mendje se dikush do t’i varroste një mijë trupa grash e fëmijësh shqiptarë në Batajnicë dhe se do t’i digjnin me trarë dhe me njëfarë vaji e që më pas do të mbuloheshin krejt me dhe, për më tepër në bazën e Njësisë Speciale Anti-terroriste që e kemi pasur për krenari të kombit e të Shtetit.

Kjo është vetëm njëra ndër faqet e zeza të tmerrshme e monstruoze që ka kryer regjimi serb i kohës së Milosheviqit, pjesë e të cilit kanë qenë kryetari aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe zëdhënësi më besnik i regjimit, krimineli,  Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme.

As këto raste nuk u interesojnë sojit të bastardëve shqipfolës, natyrisht dhe asnjë autoriteti të Gjykatës Speciale, sepse është marrë vendim që lufta e UÇK-së të goditet, për shkak se ia kishte kryer pushkën regjimit të Millosheviqit dhe ai kishte qenë “i detyruar” të mbrohej, ta mbronte rendin kushtetues dhe shtetin, andaj edhe kishte kryer masakra masive kundër shqiptarëve, për t u dhënë një mësim historik dhe për t i nënshtruar përgjithmonë, apo për t i dëbuar nga Shteti të cilin ata nuk e pranonin. Ata që e pranuan regjimin, me të cilin edhe zhvillonin  negociata, nuk i preku askush. Ata rrinin urtë e butë, andaj shpëtuan…

Pse nuk reagojnë lidhur me këto krime: Veton Surroi, Flaka Surroi, Asdren Rrahmani, Behlul Beqaj, Majlinda Bregasi, Parim Olluri, Vehbi Kajtazi, Agim Idrizi, Adriatik Kelmendi, Shkëlzen Gashi, Gani Mehmetaj, Faton Mehmeti, Bajrush Morina, Berat Buzhala, Vjosa Osmani, Fatmire Kollçaku, Jusuf Buxhovi,  Drita Millaku, Haki Abazi, Rron Gjinovci, Jeta Xharra, Fitore Pacolli, Ilir Deda, Ilaz Hysiqi, Skënder Zogaj, e shumë të tjerë.

Natyrisht se këta dhe rodi i tillë janë të zënë me luftën kundër UÇK-së, me komandantët që i quajnë kara-komandantë, me kreun e luftës,  që e quajnë bandë kriminelësh enveristë, me veteranët e UÇK-së që i quajnë njerëz të manipuluar, vrasës dhe hajna që kanë shkrepur një plumb pastaj kanë ikur.

Ja cila është lufta e tyre. Mbi kokat e tyre dhe të familjeve të tyre do të bie, në mos ka rënë mallkimi i 13.000 shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga Serbia, mallkimi i 1400 fëmijëve të mitur, mallkimi i nënave dhe i baballarëve që i kanë humbur më të afërmit dhe më të dashurit e tyre.

Le të tregojnë botërisht se ku kanë qenë gjatë luftës dhe cilët anëtarë të familjeve apo të afërmeve ua ka vrarë, apo ua ka dhunuar policia dhe ushtria serbe: Veton Surroi, Flaka Surroi, Asdren Rrahmani, Behlul Beqaj, Majlinda Bregasi, Parim Olluri, Vehbi Kajtazi, Agim Idrizi, Adriatik Kelmendi, Shkëlzen Gashi, Gani Mehmetaj, Faton Mehmeti, Bajrush Morina, Berat Buzhala, Vjosa Osmani, Fatmire Kollçaku, Jusuf Buxhovi,  Drita Millaku, Haki Abazi, Rron Gjinovci, Jeta Xharra, Fitore Pacolli, Ilir Deda, Ilaz Hysiqi, Skënder Zogaj e shumë të tjerë.

Nëse ka të tillë prej familjeve të tyre, që janë vrarë nga regjimi serb, u kërkojmë falje që i kemi radhitur në këtë,  Shtyllë të Turpit. 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …