Formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit i kanë dorëzuar rreth 25 për qind apo 1 120 deklarues nga gjithsej 4 488 mbajtës të posteve të larta publike, në kohën kur edhe tetë ditë skadon afati i deklarimit. Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, u ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë që sa më parë t’i dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë. Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se praktika e fluksit të madh të deklarimeve në javën e fundit e bën punën më të vështirë në këndvështrimin e saktësisë së të dhënave. Kurse Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka theksuar se zyrtarët e lartë që nuk e deklarojnë pasurinë duhet të ndiqen e lartë që nuk e deklarojnë pasurinë duhet të ndiqen.
Kontrolloni gjithashtu
Carl Bildt e konsideron ofertë të drejtë, propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, e konsideron si një “ofertë të …