leoni

Policia konfirmon sulmin ndaj Agron Kabashit

Persona të panjohur kanë sulmuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Agron Kabashi

Mbrëmë, persona të panjohur kanë sulmuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Agron Kabashi, i cili kishte shoqëruar me veturë sekretarin organizativ, Dardan Molliqaj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Muharrem Fejza’, te banesa e Dardan Molliqajt, ku aktivisti Kabashi e ka lënë atë dhe po kthehej në veturë. Ai është goditur me shufra metalike, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime trupore dhe tani gjendet në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Po ashtu, këta persona e kanë kërcënuar aktivistin Kabashi dhe i kanë thënë që të mos e shoqërojë më asnjëherë Molliqajn, gjë që tregon se sulmi ka motive politike dhe është sulm ndaj sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Procesi politik ka humbur kuptimin, vendi në bllokadë – të ftohet populli

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka shprehur shqetësim të thellë për …