Fatmir Graiçevci: "Guri i Betimit", një roman për botën shqiptare në momentet vendimtare

Fragmente recensionesh për romanin, “Guri i Betimit” nga: Osman Osmani, Mehmet Bislimi, Kadri Rexha, Isuf Ismaili e Fatmir Graiçevci

Osman Omani: Ahmet Qeriqi, meriton lëvdata të mëdha për paraqitjen artistike të ngjarjeve historike, zhvillimin e personazheve dhe tematizimin e aspekteve si feja, përkatësia etnike dhe ndryshimet gjeopolitike.

Është interesante të mësohet se romani plotëson mungesën e trajtimit në portretizimin e Kosovës mesjetare edhe nga autorë të tjerë shqiptarë. Përdorimi i burimeve historike dhe studimi intensiv i historisë shqiptare dëshmojnë për seriozitetin e autorit në krijimin e kësaj vepre. Vlen të përmendet veçanërisht theksi mbi trashëgiminë shqiptare në Kosovë, veçanërisht në lidhje me kishën ortodokse. Reflektimet mbi dinamikat fetare dhe etnike që ndodhën në periudhën e Betejës së Kosovës në vitin 1389, si dhe sfidat dhe humbjet me të cilat janë përballur shqiptarët gjatë historisë, ofrojnë një perspektivë të thellë. Një përkthim i mundshëm i këtij libri në gjuhë të tjera të huaja, edhe për një publik më të gjerë, do të ishte shumë i dobishëm. Ky roman historiko-letrar është jo vetëm një tregim emocionues, por edhe një kontribut për thellimin e të kuptuarit të historisë dhe identitetit shqiptar.

 

Der Roman «Der Stein des Eides» befasst sich mit der Geschichte der Albaner im Kosovo während der Besatzung durch das serbische Königreich der Nemanjic-Dynastie

Der Roman «Der Stein des Eides» befasst sich mit der Geschichte der Albaner im Kosovo während der Besatzung durch das serbische Königreich der Nemanjic-Dynastie. Der Autor, Ahmet Qeriqi, verdient ein grosses Lob für seine künstlerische Darstellung historischer Ereignisse, die Charakterentwicklung und die Thematisierung von Aspekten wie Religion, Ethnizität und geopolitischen Veränderungen.

Es ist interessant zu erfahren, dass der Roman die mangelnde Behandlung in der Darstellung des mittelalterlichen Kosovos durch andere albanische Autoren füllt. Die Verwendung von historischen Quellen und das intensive Studium der albanischen Geschichte zeugen von der Ernsthaftigkeit des Autors bei der Erstellung dieses Werkes.

Besonders bemerkenswert ist die Betonung des albanischen Erbes im Kosovo, insbesondere im Zusammenhang mit der orthodoxen Kirche. Die Reflexionen über die religiösen und ethnischen Dynamiken, die in der Schlacht von Kosovo im Jahr 1389 stattgefunden haben, sowie die Herausforderungen und Verluste, denen die Albaner im Laufe der Geschichte begegneten, bieten eine tiefgreifende Perspektive.

Eine möglichen Übersetzung deieses Buches in andere Fremdsprachen auch für eine breitere Öffentlichketi wäre sehr sinvoll. Dieser historisch-lirerarischer Roman ist nicht nur eine spannende Erzählung, sondern auch einen Beitrag zur Vertiefung des Verständnisses der albanischen Geschichte und Identität darstellt.

Mehmet Bislimi: Në dritën e botimit të romanit: “Guri i betimit”,  vepër e autorit, Ahmet Qeriqi

 Kronika historike, letrare, “Guri i Betimit”, vepër e  autorit, Ahmet Qeriqi, është një tërësi organike e rrëfimeve historike, por edhe gojore, të përcjella gojarisht  nga brezi në brez nga rapsodët popullorë, për Luftën e Kosovës të vitit 1389 dhe disa zhvillime historike të kohës që i paraprinë asaj lufte, me pasoja të rënda për popujt e Ballkanit e më gjerë. Vepra në radhë të parë është një përpjekje për ta nxjerrë në dritë të vërtetën historike të asaj periudhe, praninë dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në ato zhvillime historike, fakte që në vijimësi janë injoruar nga historiografia serbe, sllave dhe evropiane, përgjithësisht.  E veçanta e krijimtarisë së Ahmet Qeriqit, është metoda analitike e studimit të mirëfilltë dhe mbi këtë parim krijues ai për më së 30 vite, as tani, nuk ka pushuar së krijuari duke shtjelluar me saktësi metodat dialektike të zhvillimit të proceseve shoqërore që burojnë nga një mendje-mprehtësi e përkushtuar, e cila nuk le anash as dromcat më të vogla të problemeve shoqërore të cilat i trajton me modesti, si në prozë, ashtu edhe në analizë politike e filozofike, në fushën e folklorit dhe problemeve të  tjera sociale.

Kadri Rexha: Guri i Betimit,  është një libër që na kthen në të kaluarën e largët, për t’ i folur historisë që po na përsëritet…

Kronika historike letrare, “Guri i Betimit” vepër e autorit, Ahmet Qeriqi, është një libër që na kthen në të kaluarën e largët, për t’ i folur historisë që po na përsëritet… Teksti ka informacione të shumta historike, mite, legjenda, elemente folklori, kuvende, besëlidhje, tradhti, aleanca, konflikte, drama, intriga, personazhe historike dhe të imagjinuar, komplote, peizazhe të gjëra natyre, kolorit ambientesh, tablo madhështore betejash… Është i lehtë për lexim dhe i kuptueshëm për lexuesin moshave dhe shtresave të ndryshme. Në kuptimin metaforik duke përshkruar ngjarjet historike  të Mesjetës ato lënë të nënkuptojnë  ngjarjet e kohës së sotme, duke shkruar për problemet dhe përçarjet e shqiptarëve të Mesjetës, të ndarë në principata, autori ke shkruar për problemet e shqiptarëve të sotëm të ndarë dhe të përçarë nëpër parti të ndryshme. Vepra është një spektakël i llojit të vet…

Isuf Ismaili: Mishërimi i së vërtetës historike dhe përkushtimi artistik në romanin: “Guri i betimit”

Në historinë e letërsisë mbeten gjithmonë ata shkrimtarë, që kanë shkruar me një përkushtim të madh letrar, gjuhësor, shoqëror e të njerëzishëm, duke i përmbledhur ngjarjet e së kaluarës, të së tashmes e duke hedhur ide për një botë më të mirë, më të përparuar, për të fituar e vërteta si dhe të drejtat e popujve për mëvetësi e vetëvendosje, për ngadhënjimin e botës ku merr fund shfrytëzimi i njeriut mbi njeriun, për të harmanizuar sa më mirë e sa më shumë jetën njerëzore  etj. Në këtë kurorë të madhe të krijimtarisë letrare, radhitet vepra e profesor Ahmet Qeriqit. Romanet e tij, krijimet të tij janë pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare, sepse janë krijime që janë mbështetur plotësisht në përvojën e rëndësishme atdhetare, janë krijime që paraqesin  vuajtjet e kalitjet shoqërore e kombëtare, janë të përshkrime dhe përkushtime  të të bëmave  e të heroizmave që kanë shoqëruar të kaluarën – jetën tonë njerëzore si popull e si komb.

Fatmir Graiçevci: “Guri i Betimit”,  një roman për botën shqiptare në momentet vendimtare

Janë të rralla romanet që lexohen me një frymë dhe që pas çdo faqe të lexuar mëson diçka të re dhe të nxitet kureshtja për atë që do të pason në faqen tjetër. Duke kaluar nga faqja në faqe, lexuesi ndjen se si po pasurohet me informata të  veçanta dhe ngadalë dal i hapen horizonte të reja për njeriun, shoqërinë, atdheun, besën, fenë, historinë, dashurinë… I tillë është romani  “Guri i Betimit” i autorit,  Ahmet Qeriqi. Romani është i shkruar me një stil të të rrëfyerit që të bën për vete posa lexon fjalitë e para dhe duke kaluar nga faqja në faqe, ndjen se si po begatohesh me njohuri të reja për botën shqiptare gjatë kohës së errësirës-mesjetës. Dhe kur e përfundon romanin, e kupton se sa të janë zgjeruar kufijtë e njohurive në fusha të shumta dhe je shumë më i pasur me dije dhe mendim kritik se më parë për një nga periudhat më interesante të historisë së kombit tonë, atë të shekullit të XIV.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. sc. Bekim Vishaj: Në shenjë përkujtimi, 39 vite me parë u nda nga jeta Doajeni i folklorit shqiptar, Dervish Shaqa

Dervish Shaqa  u lind në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit, në vitin 1912. U …