leoni

Qeveria e Serbisë ka njoftuar se nga një janari i vitit 2024, do të lejojë lëvizjen e makinave me targa RKS nëpër territorin e saj

Aktualisht qytetarët e Kosovës që lëvizin nëpër territorin e Serbisë me targa të Kosovës, mbulojnë pjesën ku shkruan RKS me letër ngjitëse. Vendimi u publikua nga shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në një konference shtypi në Beograd, gjatë se cilës tha se me këtë Serbia po respekton marrëveshjen e arritur në vitin 2011 në Bruksel për lëvizjen e lirë dhe lehtësimin e lëvizjes së makinave për serbët e Kosovës. Vendimi në fakt ishte detyrim ynë nga marrëveshja për lirinë e lëvizjes nga viti 2011, e nënshkruar nga Borko Stefanoviç, e cila u referohet targave RKS-së dhe letërnjoftimeve të Kosovës, pranimit të patentë shoferëve të Kosovës dhe është rezultat i marrëveshjeve të atëhershme dhe qëndrimi i asaj qeverie ndaj serbëve dhe dialogut, tha Stefanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …