Ministria e Jashtme të Francës ka reaguar lidhur me sulmin terrorist dy ditë më parë, në veri të Kosovës

Franca shpreh keqardhje për mbylljen e njëanshme nga Qeveria e Kosovës, të një numri të madh të strukturave administrative serbe

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka publikuar një komunikatë zyrtare, ku bëhet fjalë lidhur me veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe mbylljen e disa institucioneve paralele serbe nëpër disa komuna të Kosovës. Në komunikatë thuhet se Parisi zyrtar shpreh keqardhje për mbylljen e njëanshme, meqë një vendim i tillë ndikon negativisht në jetën e përditshme të popullatës serbe të Kosovës. Gjithashtu, veprimet e tilla të Qeverisë Kosovës,  rrezikojnë përpjekjet për normalizim të raporteve me Serbinë në kuadër të dialogut. “Franca shpreh keqardhjen për mbylljen e njëanshme nga qeveria e Kosovës më 15 janar të një numri të madh të strukturave administrative serbe në Kosovë, vendim i cili do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të popullatës serbe të Kosovës. Ky veprim i njëanshëm i Kosovës rrezikon perspektivat e heqjes së masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, thuhet mes tjerash, në reagimin zyrtar të Francës.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …