Raportuesja e posaçme e OKB-së për Palestinën, Franceska Albaneze tha se Izraeli i cili për 5 muaj ka vrarë në Gaza më shumë fëmijë se në të gjitha luftërat në mbarë botën në 4 vitet e fundit “ka shkatërruar një popull nga rrënjët e tij, transmeton Anadolu. Zonja Albaneze bëri vlerësime lidhur me shënjestrimin e fëmijëve nga Izraeli në Gaza. Ajo komentoi deklaratën e Komisionerit të Përgjithshëm të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt, Filipe Lazzarini i cili tha se numri i fëmijëve të raportuar se janë vrarë në Gaza në sulmet e Izraelit që vazhdojnë që nga 7 tetori është më i lartë se totali i numrit të fëmijëve që janë vrarë në luftërat në mbarë botën në 4 vitet e fundit. Raportuesja Albanese vuri në dukje se kjo masakër e Izraelit ndaj fëmijëve në 5 muajt e fundit është kryer në një sipërfaqe në madhësinë e qytetit Filadelphia në Amerikë. Izraeli po zhduk një popull nga rrënjët e tij (duke vrarë fëmijët në Gaza)”, deklaroi zonja. Albanese.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
