Frank Shkreli: Një mbështetje historike ndërkombëtare ndaj lirisë së fjalës

Frank Shkreli: NATO, Trump dhe marrëdhëniet transatlantike

Aleanca e Atlantikut Verior, NATO njoftoi të premtën se Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Jens Stoltenberg komunikoi me telefon me Presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. Në njoftim thuhet se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e uroi Zotin Trump për fitoren dhe se pret me padurim që të punojë me ‘të dhe me grupin e tij të sigurimit kombëtar. Në njoftimin e Aleancës Perëndimore thuhet gjithashtu se zotërinjtë Trump dhe Stoltenberg theksuan rëndësinë e vazhdueshme të NATO-s dhe biseduan mbi mënyrat se si organizata NATO po i adaptohet atomosferës së së re të sigurisë, përfshirë edhe masat kundër terrorizmit.  Njoftohet se në bisedën telefonike me presidentin e zgjedhur amerikan, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, falënderoi Z. Trump për ngritjen, gjatë fushatës elektorale, të çështjes së shpenzimeve më të barabarta nga vendet anëtare të NATO-s, çështje kjo që sipas njoftimit, ka qenë një ndër prioritetet më me rëndësi të mandatit të Z. Stoltenberg.   Dy udhëheqsit e lartë ranë dakort se është shënuar përparim në këtë fushë por mbetet ende shumë për t’u bërë, thuhet në njoftimin e NATO-s, mbi bisedën telelefonike Trump-Stoltenberg të javës që kaloi.

Gjithashtu të premtën e kaluar, shefi i NATO-s Stoltenberg, në konferencën e organizuar nga Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara në Bruksel, foli për këtë çështje si dhe për sigurinë transatlantike, mbrojtjen europiane dhe për bashkpunimin midis NATO-s dhe Bashkimit Europian, marrëdhënie këto që ai i cilësoi si lidhje të forta transatlantike, në kohë të pasigurta.  Ai e filloi fjalimin e tij duke deklaruar se “Europa ka nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për Europën”.  Fjala e Shefit të NATO-s Stoltenberg në Bruksel javën që kaloi ishte një deklaratë e fuqishme për lidhjet e forta historike dhe të marrëdhënieve aktuale politike dhe ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës, për të gjithë ata që mund të dëshirojnë ftohjen e këtyre marrëdhënieve.

Udhëheqsi i NATO-s u tha të pranishëmve se, “Dy Luftërat Botërore dhe Lufta e Ftohtë na kanë mësuar se sigurimi i Europës varet nga Shtetet e Bashkuara dhe se si rrjedhim edhe Shtetet e Bashkuara kanë një interes të madh strategjik, në një Europë të sigurt.”   Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vazhdoi duke thënë se Shtetet e Bashkuara edhe sot e kësasj dite  demonstrojnë angazhimin e tyre të thellë ndaj sigurisë në Europë, por në të njëjtën kohë, theksoi ai, edhe vendet europiane u janë gjëndur pranë amerikanëve në kohë të vështira dhe kur e ka kërkuar nevoja, duke përmendur sulmet terroriste të 11 shtatorit në New York.  “Ç’prej themelimit të NATO-s në vitin 1949, Amerika nuk ka patur ortak më të besueshëm dhe më të vendosur se Europë”, theksoi shefi i Aleancës së Atlantikut Verior. Europa, është miku më i ngushtë i Amerikës, nënvijoi shefi i NATO-s.  Përveç lidhjeve politiko-ushtarake, Stoltenberg tha se Europa dhe Shtetet e Bashkuara gëzojnë lidhje të ngushta ekonomike dhe tregtare.  “Një Europë më e fuqishme, më e fortë dhe më e begatë, do të thotë gjithashtu edhe një Amerikë më e fuqishme, më e sigurt dhe më e begatë, tha ai. Stoltenberg u përpoq të përq[ëndronte vëmendjen e të pranishëmve se, “Ky është mësimi që na ofron historia e shekullit të 20-të dhe këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë, veçanërisht në kohë të pasigurta, si sot”, nënvijoi ai në fjalën e tij në konferencën e Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara mbajtur në Bruksel të premtën që kaloi.

Shefi i NATO-s përmendi, si çështje që e bëjnë botën e sotëme të pasigurt: në rend të parë shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga ana e Rusisë, trazirat dhe luftërat në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën veriore, kriza e refugjatëve, terrorizmi ndërkombëtar dhe sulmet hibernetike, ndër të tjera.  Këto janë sfida urgjente të cilat nevojitin bashkim dhe vendosmëri por edhe lidhje të forta transatlantike.  Ai tha se, “Ne europianët jemi të vetdijshëm se duhet të bëjmë më shumë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe se një pjesë e rëndësishme e këtij objektivi është bashkpunimi më i ngushtë midis NATO-s dhe Bashkimit Europian”, dhe jo krijimi i një force të re ushtarake europiane, e cila po diskutohet tani në disa qarqe të Europës.  Z. Stoltendberg, tha në lidhje me këtë se në bisedimet që ka patur me ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Europian në Bratisllavë dhe Bruksel, ata nuk kanë në plan të krijojnë një ushtri europiane, ose themelimin e një kryeqendre ushtarake si ajo e NATO-s.  Por sidoqoftë, në fjalimin e tij në Bruksel, Z. Stoltenberg paralajmëroi se në këto diskutime duhet të ketë transparencë dhe pjesëmarrjen e plotë të vendeve që janë anëtare të NATO-s por jo anëtare të Bashkimit Europian, siç janë Shtetet e Baskuara dhe Kandaja në perëndim, Islanda dhe Norvegjia në veri dhe Turqia e Shqipëria në jug-lindje – vende të cilat së bashku me vendet e Bashkimit Europian, janë jetike për sigurinë në kontinentin europian dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla, ka thënë Shefi i Alencës së NATO-s. Thjeshtë, Shtetet anëtare të NATO-s dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk mund të përballojnë, shtoi Z. Stoltenberg, shpenzimet e pasjes së dy forcave të armatosura: NATO dhe forca europiane.

Siç duket, në reagim të shqetsimeve që disa kanë venë në dukje, sidomos në Europë, por edhe këtu në Shtetet e Bashkuara, në lidhje me thirrjet e kandidatit Trump gjatë fushatës, që vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e përbashkët, Z. Stoltenberg u shpreh se kjo nuk është as e re dhe as një gjë sekrete. Z. Trump, tha ai, nuk është i vetmi që ka bërë thirrje për shpenzime më të mëdha ushtarake nga europianët, për mbrojtjen e përbashkët. Këtë kërkesë, shtoi ai, e kemi dëgjuar shpesh edhe nga një numër udhëheqsish të tjerë amerikanë dhe antarë të Kongresit.  Në lidhje me këtë, Shefi i NATO-s tha se përveç Shteteve të Bashkuara, vetëm katër vende të tjera të NATO-s shpenzojnë 2% të buxhetit për mbrojtje, ashtu siç parashikohet nga rregulloret e NATO-s.   Nëqoftse të gjitha vendet aleate të NATO-s do të shpenzonin 2 për qindshin detyrues për mbrojtje, kjo do të thotë një buxhet prej 100-miliardë dollarësh ekstra për forcimin e aleancës ushtarake perëndimore, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.

Përballë kësaj shifre, duhet të kuptohet edhe shqetësimi që ka shprehur presidenti i zgjedhur amerikan, Z. Trump si dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë para tij, në lidhje me kontributin që vendet anëtare të NATO-s duhet të japin për mbrojtjen e përbashkët.  Në këtë frymë duhet të kuptohet edhe shqetsimi i Z. Trump dhe i shumë amerikanëve në lidhje me kontributet e detyrueshme që kanë marrë përsipër anëtarët e NATO-s për mbrojtjen e përbashkët.

Në fjalimin që mbajti natën e zgjedhjeve, duke iu drejtuar komunitetit ndërkombëtar, Presidenti i zgjedhur Donald Trump u shpreh se për të interesi i Amerikës është në rend të parë — për ta baërë Amerikësn të fortë mbrenda dhe jashtë vendit – por njëkohsisht u angazhua se do të punojë ndershmërisht dhe me pa-anshmëri me të gjithë popujt dhe me të gjitha kombet. “Ne kërkojmë të punojmë me të gjithë, bazuar në gjërat që na bashkojnë dhe jo bazuar në armiqësi – duam të veprojmë në partneritet dhe jo në konflikt me vendet e tjera.”

Sekretari i Përgjithëshëm i Aleancës së NATO-s, Z Jens Stoltenberg në fjalimin e tij të premtën q kaloi në Bruksel theksoi se në “Këto kohëra të pasigurta kemi nevojë për udhëheqjen e fortë amerikane, por mbi të gjitha duhet të njohim vlerat e partneritetit midis Europës dhe Amerikës.”  Presidenti i zgjedhur Donald Trump është angazhuar se administrata e tij e ardhëshme do të punojë në partneritet me të gjitha vendet, përfshirë Europën, dhe jo në konflikt me botën. Donald Trump i ka të metat e veta, disa prej të cilave do të vihen në dukje edhe gjatë mandatit të tij si president, siç ka qenë rasti edhe me presidentë të tjerë të Amerikës.

Por dashakeqsit e Z. Donald Trump të cilët e kanë shpallur atë si të rrezikshëm për Amerikën dhe për botën – madje edhe pa filluar ende nga detyra – bëjnë mirë të ndjekin këshillën e njërit prej kritikëve më të fortë të Z. Trump — Presidentit të tanishëm të Amerikës, Z. Barak Obama, i cili gjatë vizitës së tij në Europë javën që kaloi – ndërkohë që i siguroi aleatët se Z. Trump do të mbështesë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s – Z. Obama, njëkohsisht i këshilloi kritikët europianë të presidentit të ardhëshëm amerikan, Z. Trump: “Mos u nxitoni të dilni në përfundime. Bëni pak durim”. Dhe në një takim me udhëheqsit latino-amerikanë në Lima të Perusë në fund të javës, Presidenti Obama përsëriti të njëjtën këshillë, “Mos mendoni që në fillim më të keqen. Pritni derisa administrata e re të zërë vendin e të fillojë nga detyra dhe të parashtrojë politikat e saja, pastaj të nxirni perfundimet e tuaja.”

Këshillë e mirë kjo nga Presidenti Obama për të gjithë ata udhëheqës të cilët  jo vetëm dëshirojnë marrëdhënie të ngushta transatlantike ushtarako- ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës, por edhe për ata udhëheqës që duhet të  punojnë për marrëdhënie miqësore e të ngushta midis vendeve të tyre individuale dhe Shteteve të Bashkuara, pa marrë parasyshë se cili president ose cila parti politike amerikane udhëheq vendin.

Frank Shkreli: Miratohen anëtarët e Autoritetit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit shqiptar

Miratohen anëtarët e Autoritetit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit shqiptar.   Në portalin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë njoftohet se të ënjtën, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi dhe miratoi kandidaturat e propozuara nga deputetët dhe nga shoqëria civile, anëtarët e Autoritetit për Informimin me dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit. Parlamenti shqiptar votoi Autoritetin për informim me dosjet e ish Sigurimit të Shtetit.  Sipas burimeve nga Tirana, ky Autoritet përbëhet nga 5 persona të caktuar sipas ligjit: një e ka propozuar Shoqata e ish të përndjekurve politikë, një nga Shoqëria civile e të drejtave të njeriut, një i propozuar nga qeveria dhe dy janë emëruar nga parlamenti. Komisionit të ligjeve iu paraqiten 11 kandidatura për konsiderim disa prej te cilëve u skalifikuan nga komisioni.  Shoqëria civile e të drejtave të njeriut propozoi ish të përndjekurin, Z. Simon Mirakaj dhe drejtoreshen ekzekutive zj. Ballauri dhe Drejtorin Ekzekutiv të qendrës se reabilitimit për shkak të torturës dhe z. Adrian Kati, ndërsa Daut Gumeni, ish i burgosuri intelektual u propozua nga ish të përndjekurit politikë.  Kryetare e Komisionit është caktuar Gentiana Sula, e propozuar nga qeveria. Katër anëtarët e tjerë janë Altin Hoxha, Mariglen Kasmi, Daut Gumeni dhe Simon Mirakaj.

Shqyrtimi i kandidaturave për këtë komision ishte në rendin e parë të ditës të punimeve të parlamentit, ndërkohë që u njoftua se partitë politike parlamentare kishin dhënë mbështetjen e tyre për kandidaturat e paraqitura për anëtarë të Autoritetit për Informimin me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.  Relatorja e Kuvendit, znj.  Vasilika Hysi njoftoi se tre partitë kryesore politike, konkretisht Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, i Partisë Demokratike dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë mbështetur me 28 deputetë, kandidaturat dhe i kanë propozuar Kuvendit të Shqipërisë emërat e kandidatëve për këtë komision.

Ajo bëri të ditur se në bazë të nenit 8, kandidaturat që propozohen janë: dy kandidatura nga Kuvendi i Shqipërisë, një përfaqësues propozohet nga shoqata e të përndjekurve politikë dhe mbështetet nga jo më pak se 28 deputetë, ndërsa një përfaqësues propozohet nga shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërkohë që kandidatura duhet të mbështetet nga jo më pak se 28 deputetë dhe një anëtar propozohet nga Këshilli i Ministrave, informoi znj. Hysi.

Ajo informoi deputetët se kandidaturat që u propozuan nga Shoqata e të Përndjekurve dhe nga Shoqata e të Drejtave të Njeriut dhe që u mbështetën nga 28 deputetë janë, kandidatura e z. Daut Gumeni, kandidatura e vetme e propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politikë dhe që është mbështetur nga 28 deputetë të Grupit parlamentar të PS. Kandidatura e dytë është ajo e Z. Simon Mirakës,  që është kandidatura e vetme e propozuar nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut që njëherazi është mbështetur nga 28 deputetë të grupit parlamentar të PD. Z. Simon Mirakaj rrjedhë nga njëra prej familjeve më të përndjekura anti-komuniste, jo vetëm në veriun e Shqipërisë, por në mbarë vendin.

Pra këta individë, kandiduan dhe u mbështeten për pozicione që konkretisht i kanë të përcaktuara në ligj, shtoi relatorja e Kuvendit shqiptar.

Kandidaturat që propozohen dhe zgjidhen nga Kuvendi janë tre. I pari është z. Altin Hoxha, është kandidaturë e propozuar nga Grupi parlamentar i LSI dhe ka marrë mbështetjen nga 28 deputetë, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.  Z. Maringlen Kasmi, është kandidatura e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, kandidaturë e cila propozohet dhe zgjidhet nga Kuvendi dhe është mbështetur nga 28 deputetë. Kandidatura e tretë ishte ajo e z. Selami Zalli, kandidaturë e propozuar nga Grupi parlamentar i PD-së, ndërkohë që edhe kjo kandidaturë votohet nga Kuvendi i mbështetur nga 28 deputetë”,- shpjegoi znj. Vasilika Hysi.

Është ky një hap i vonuar nga Kuvendi i Shqipërisë por i mirëpritur. Por, siç thonë, më mirë vonë se kurrë. Uroj që anëtarët e ri ta marrin punën me seriozitetin më të madh dhe tu rezistojnë presioneve të ndryshme. Hapja e dosjeve e Sigurimit të Shtetit shqiptar është kërkuar vazhdimisht gjatë 25-viteve post-komunizëm, jo vetëm nga ish-të përndjekurit politikë të cilët e kanë pësuar keq me familje dhe farefis nga Sigurimi i Shtetit të regjimit të Enver Hoxhës, por edhe Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës kanë bërë presion Tiranës zyrtare për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, ashtuq siç kanë bërë shumica e vendeve ish-komuniste në Europë. Besueshmëria ndaj punës së Komisionit dhe pavarësia e tij nga influencat politike janë jetike për suksesin e punës së Autoritetit për hapjen e Dosjeve të ish-Sugurimit të Shtetit të regjimit komunist shqiptar.   Mbetet për tu parë nëse Kuvendi i Shqipërisë e mbështetë Komisionin me financimin e nevojshëm dhe me fuqinë e ligjit të Kuvendit për Autoritetin e ri për hapjen e Dosjeve të Sigurimit, a po do të jetë edhe ky një angazhim me fjalë boshe për qëllime propagandistike të radhës, si deri tani: një ushtrim sa për sy e faqe, i pa kurrfarë vlere, duke u hedhur pluhur syve ish të përndjekurve të shkretë, të gjallë e të vdekur.

Frank Shkreli: Të mos nënçmohet liria e votës së amerikanëve

“Duhet të bëjmë një punë më të mirë për të shpjeguar se Amerika do të thotë liri — liri e fjalës, liri e fesë, liri e iniciativës.  Dhe se liria është diçka e veçantë dhe e rrallë.” Ronald Reagan

Kështu ka thënë, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan.  Ishte periudha e luftës së ftohtë dhe politika që kishin ndjekur deri atëherë presidentët amerikanë, përfshirë Riçard Nixon Xherald Ford dhe Xhimi Karter — quhej “détente”, sidomos në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik.  Ishte një politikë që kënaqte vetëm mbështetsit e saj që mendonin, gabimisht, se ajo sillte një “bashkjetesë paqësore” midis lindjes dhe perëndimit. Por kritikët e detantës, konsideronin se vazhdimi i kësaj politike nuk përmirsonte lirinë, as nuk njihte të drejtat e njeriut për popujt e vendeve të ish-perandorisë komuniste. Për më tepër, thonin ata, kjo politikë jo vetëm që nuk pengonte përhapjen e dominimit komunist sovjetik anë e mbanë botës, por detanta në në të vërtetë inkurajonte përhapjen e komunizmit. Njëri prej këtyre kritikëve të politikës së deri atëhershme amerikane karshi Bashkimit Sovjetik dhe komunizmit, ishte Presidenti Ronald Reagan i cili artikuloi për popullin amerikan se politika e detantes me komunizmin botëror kishte dështuar dhe si e tillë duhej ndryshuar, pasi ajo nuk kishte sjellur as paqë as bashkjetesë midis lindjes dhe perendimit, siç pretendonin mbështetsit e saj. Për më tepër, Ronald Reagan besonte se politika e “detentes” nuk do të sillte as një përfundim të kënaqshëm të luftës së ftohtë dhe as nuk ndalonte ish-Bashkimin Sovjetik që të zgjëronte dhe të përhapte influencën e tij komuniste anë e mbanë botës.  Sipas presidentit Reagan, sovjetikët e konsideronin politikën dhe diplomacinë amerikane të “detentës”, si të brishtë dhe si një dobësi e diplomacisë amerikane në botë nga e cila mund të përfitonte vetëm komunizmi ndërkombëtar, në kurriz të politikës së mbrendshme dhe ndërkombëtare së Shteteve të Bashkuara. Ishte kjo një politikë që vzahdonte të mohonte lirinë dhe të drejtat e njeriut të popujve, sidomos në vendet e sferës komuniste në Europë por edhe anë e mbanë botës, mendonte ish-Presidenti Reagan.  Ronald Reagan ishte bindur se po të gëzonin lirinë e vërtetë, popujt nën zgjedhën komuniste do të zgjidhnin demokracinë si alternativë dhe jo të jetonin nën regjimet diktatoriale komuniste.

Mbrenda vendit, Amerika e fundit të 1970-ave gjendej gjithashtu në një situatë përkeqsimi eknomik, të rritjes së inflacionit dhe të papunësisë, çmimeve të larta të naftës, e tjera.  Shtoja kësaj situate edhe turpërimin me të cilin përballej Amerika në atë kohë, si përfundim i mbajtjes peng të diplomatëve amerikanë nga regjimi islamik në Iran. Si president, Reagan i kishte deklaruar luftë gjithashtu edhe terrorizmit ndërkombëtar. Pas provave se regjimi i Gadafit në Libi kishte pasur gisht në një sulm kundër ushtarëve amerikanë në një klub të Berlinit perëndimir – ai urdhëroi sulm ajror kundër Libisë, gjë që ia mbylli gojën Kadafit për disa dekada.

Në këtë atmosferë  të tensionuar politiko-ekonomike, mbrenda dhe jashtë vendit, u zgjodh dhe veproi presidenti Ronald Reagan.  Falë artikulimit të besimit të tij në lirinë e shënjtë dhe në sigurimin e të drejtave të njeriut për çdo person anë e mbanë botës, në vitin 1980, populli amerikan e zgjodhi president të Shteteve të Bashkuara si një alternativë për t’iu kundërvenë kësaj situate të mbrendshme dhe botërore.  E gjithë politika dhe programi i tij është cilësuar nga historianët si “Revolucioni i Ronald Reagan”, që përfshinë rivendosjen e begatisë dhe të zhvillimit ekonomik mbrenda vendit dhe sigurimin e paqës në botë, duke përmirsuar kapacitetet e forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Mbrenda vendit dhe sidomos në Europë, me përjashtim të ish-kryeministres britanike Margareth Thatcher, ishin të shumtë skeptikët dhe kundërshtarët e programit të Ronald Reagan. Më  duhet t’i kujtoj lexuesit se si rrjedhim i zbatimit fillimisht të politikave të mbrendshme dhe të jashtme të Presidentit Reagan, në atë kohë u zhvilluan protesta të mëdha këtu në Shtetet e Bashkuara ndërkohë që Europa perëndimore ishte çuar në këmbë, ndërsa miliona protestues anë e mbanë kontinentit bënin demostrata dhe protesta të shpeshta madje edhe me dhunë, kundër “kaubojcit” amerikan i cili me politikat e tija arrogante kundër komunizmit, do të shkaktonte luftën e tretë botërore.  Politika e mbrendshme dhe e jashtme e dy mandateve të ish-presidentit Reagan është vlerësuar nga historianët dhe vet presidenti Reagan konsiderohet tani si njëri prej presidentëve më të suksesshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Deshta që këtë histori ta lidhi disi – ndoshta jo me aq sukses — me gjëndjen aktuale politike këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në botë, si rrjedhim i zgjedhjes së republikanit Donald Trump për president, pasi ka disa ngjashmëri, ndoshta jo midis këtyre dy personaliteteve, por ka krahasime të situatës së atëhershme me të sotëmen, qoftë në marrëdhëniet e mbrendshme qoftë në punët e jashtme me të cilat përballet sot Amerika.  Me këtë nuk dua të them se Donald Trump është Ronald Reagan. Këtë nuk e besoj. Unë kam patur fatin, si shumë bashk-moshatarë të brezit tim që të ishim dëshmitarë, nga afër dhe nga larg, të suksesit të veprimtarisë politike të Ronald Reagan si presdient i Amerikës, si në arenën ndërkombëtare ashtu edhe në punët e mbrendshme të vendit.  E them me bindje të plotë se nuk besoj se Donald Trump është Ronald Reagan. Respekti im për Ronald Reagan është tepër i lartë dhe nuk lejon krahasim. Por ajo që dua të them është se të gjithë ne, para se të bëjmë deklarata paragjykuese dhe të pa baza, megjith kundërshtimet ndaj Donald Trump, duhet të ndalemi dhe të marrim frymë qetësisht, ashtuqë të pakën të tregojmë respekt të drejtën dhe lirinë e votës të popullit amerikan, të shprehur në zgjedhjen e Donald Trump. Donald Trump mund të bëhet president i mirë, i keq ose disi mesatar. Këtë gjykim nuk mund ta bëjmë tani, këtë vetëm koha do ta tregojë.  E vërteta është se nuk e di askush tani se çfarë presdienti do të jetë Trump, sepse ai ka edhe dy muaj që të fillojë nga detyra. Duhet marrë parasyshë se historikisht, premtimet dhe deklaratat e fushatave politike, ndryshohen, disa zbatohen e shumë të tjera injorohen, varsisht edhe nga gjëndja dhe zhvillimet e pa-parashikueshme në të ardhmen në Amerikë dhe në botë.

Ronald Reagan kishte të drejtë kur thonte se një pjesë e madhe e botës nuk e kuptojnë ende se Amerika do të thotë liri, se liria është diçka e veçantë dhe çmueshme për amerikanët.  Prandaj, kritikët e Donald Trump, sidomos ata jashtë vendit, para se të hedhin gjykimet dhe paragjykimet e tyre ideologjike kundër vendimit të votës së amerikanëve, bëjnë mirë që pikëspari të vlerësojnë lirinë dhe të drejtën e votuesve amerikanë për të zgjedhur presidentin e vet, i cili sipas vlersimit të tyre, i kupton sfidat dhe problemet me të cilat përballet vendi dhe bota dhe cilit kandidat dhe cilës parti ia japin votën e lirë dhe ia besojnë qeverinë për katër vitet e ardhëshme.  Donald Trump ishte vetëm njëri prej fituese, pa dyshim më fituesi kryesor në këto zgjedhje. Nuk duhet harruar se përveç zgjedhjes së Ronald Trump për president, populli amerikan votoi gjithashtu republikanët me shumicë në të dy Dhomat e Kongresit, në Senat dhe në Dhomën e Përfaqsuesve. Dhe jo vetëm kaq. Shumica e shteteve amerikane, bazuar në votën e lirë të amerikanëve në zgjedhjet e fundit, Partia Republikane ka siguruar fitoren e shumicës së governatorëve si dhe asambleve të shteteve  anë e mbanë vendit. Nga ky kënd vështrim, Presidenti i zgjedhur Trump dhe Partia Republikane, kanë një mandat jo vetëm në nivel federal por edhe shtetëror dhe vendas.  Shpresojmë se republikanët do të dinë ta përdorin pushtetin që u kanë dorëzuar amerikanët me votën e tyre të lirë.  Zgjedhjet, natyrisht kanë pasoja dhe duan ose nuk duan kritikët e Donald Trump, sidomos kritikët e jashtëm, se populli amerikan, shumica e të cilëve mendojnë se vendi është tani në rrugë të gabuar – me zgjedhjen e Donald Trump dhe të republikanëve në përgjithsi – kanë votuar për t’i dhënë këtij vendi një drejtim tjetër në të gjitha fushat, përfshirë sigurinë dhe marrëdhëniet ndëkombëtare.

Kjo natyrisht mbetet për tu parë, por në këtë ndërkohë duhet të kemi durim dhe të presim. Kritikët e Donald Trump, përfshirë edhe disa udhëheqës të lartë qeveritarë, sidomos në Europë, të mos humbasin besimin tek populli amerikan dhe të kenë besim tek Amerika si vendi i lirisë dhe të kuptojnë, siç është shprehur ish-presdienti Reagan – se liria, sidomos vota e lirë, është diçka e veçantë për amerikanët. Të jeni të sigurt se me zgjedhjen e Donald Trump, amerikanët nuk kanë humbur as arsyen as gjykimin. Fatkeqsisht, kritikët e rezultatit të zgjedhjeve të fundit në Shtetet, jo vetëm që nuk njohin mirë Amerikën, por as nuk vlerësojnë të drejtën e votës së lirë të amerikanëve, ndërkohë që e tregojnë veten edhe injorantë ndaj mënyrës se si, historikisht, funksionon sistemi politik në Amerikë.  Tri degët e qeverisë amerikane janë krijuar nga baballarët e këtij kombi me qëllim që as njëra prej këtyre degëve, përfshirë degën ekzektuive të presidentit, të mos mbizotërojnë njëra mbi tjetrën, por të kontrollojnë dhe të balancojnë njëra tjetrën.  Ata që besojnë në këtë parim, nuk kanë nevojë të shqetësohen se për cilin kandidat ose për cilën parti hidhet vota e lirë e amerikanëve. Unë nuk pretendoj të them se presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe shumica republikane në Kongres do të jenë aq të suksesshëm sa ishte ish-Presidenti Reagan. Kjo mbetet për tu pa në muajt dhe vitet e ardhëshme, por besimi im në sistemin amerikan dhe në lirinë e Amerikës në përgjithësi dhe tek vota e lirë e amerikanëve në veçanti, më bëjnë të flejë rehat natën.

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …