FSK dhe Policia e Kosovës zhvillojnë trajnim të përbashkët ‘Taktikat me Njësi të Vogla’

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Forca e Sigurisë së Kosovës, ka organizuar trajnimin intensiv “Taktikat me Njësi të Vogla”, ku kanë marrë pjesë instruktorë të FSK-së dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjatë këtij trajnimi sfidues, pjesëmarrësit janë përgatitur profesionalisht në fushën e këmbësorisë, duke përfshirë njohuritë teorike dhe aftësitë praktike. Forca e Sigurisë së Kosovës thekson se bashkëpunimi me Policinë e Kosovës ndihmon në forcimin e kapaciteteve ndërinstitucionale, duke kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Ceremoni për 28 Nëntorin: Zbulohet shtatorja e Komandant Tahir Sinanit

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, dhe në bashkëpunim me …