leoni

FSK-ja realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë” për validimin e Regjimentit të Tretë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, i cili po mbahet në kuadër të procesit të validimit të Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore. Ky ushtrim ka për synim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, duke vlerësuar aftësitë e tyre në menaxhimin e skenarëve të ndryshëm fushorë. Gjatë tij, ushtarët po dëshmojnë disiplinë, profesionalizëm dhe përkushtim të lartë në përmbushjen e misionit dhe detyrave të caktuara. Përmes këtij aktiviteti, FSK-ja afirmon edhe njëherë gatishmërinë për të vepruar si një forcë moderne, profesionale dhe e përkushtuar në shërbim të vendit dhe qytetarëve të saj, duke forcuar besimin në rolin e saj si garantuese e sigurisë kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …