Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në një takim zyrtar Gjeneral Major Michael E. Wegscheider, Komandant i Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane, dhe Gjeneral Major Stephen Osborn, Agjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës. Gjatë këtij takimi miqësor dhe profesional, Gjenerallejtënant Jashari uroi mirëseardhje të ngrohtë përfaqësuesve të lartë ushtarakë amerikanë, duke i informuar për zhvillimet dhe të arriturat më të fundit të FSK-së. Një nga temat qendrore të diskutimit ishte angazhimi i FSK-së në kuadër të stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”, ku Kosova merr pjesë si vend nikoqir, ndërkohë që kontingjentet e FSK-së janë të angazhuara edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kroaci. Në përmbyllje të takimit, palët u zotuan për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e aleancës strategjike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
