Behxhet Shala

Behxhet Shala: Kurthi i pushtetit dhe maratona e bllokimit institucional

Në një analizë të gjatë dhe kritike, analisti politik Behxhet Sh. Shala,  ka trajtuar zhvillimet më të fundit në skenën politike të Kosovës, duke u ndalur veçanërisht te procesi i bllokimit të institucioneve dhe skenari që, sipas tij, është përgatitur për të mbajtur pushtetin me çdo kusht nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurti. Shala vlerëson se raundi i 25-të i tentativave për konstituimin e institucioneve është shndërruar në një duel të kurdisur, i cili, sipas tij, nuk kishte për qëllim zgjidhjen, por thellimin e krizës institucionale. LVV dhe Albin Kurti janë të vendosur të mos dorëzojnë pushtetin në asnjë rrethanë, madje edhe në kurriz të krizave të thella politike dhe sociale. Shala e quan ofertën e Vetëvendosjes ndaj LDK-së për koalicion si “puthja e Judës”, një veprim që synon më shumë manipulimin politik sesa ndërtimin e bashkëpunimit institucional. Sipas tij, opozita ka gabuar që nuk e ka lejuar formimin e institucioneve vetëm për të lënë pozitën të ekspozohet dhe të dështojë në mënyrë të natyrshme.  Shala parasheh një skenar ku Nisma rrezikon identitetin e saj nëse bëhet pjesë e qeverisë. Ai nënvizon se Fatmir Limaj, ndonëse driblues i aftë politik, nuk do të pranohet kurrë si marionetë sipas standardeve të Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …