FSK pajiset me dronët Puma, ekspertët: Nevojitet staf i trajnuar për përdorimin e tyre

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me fluturaket pa pilot RQ-20 Puma, të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky hap shihet si i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të FSK-së, por ekspertët e aviacionit theksojnë se vendi duhet të ketë staf të trajnuar dhe të shkolluar për menaxhimin e këtyre dronëve. Afrim Aziri, ekspert i aviacionit, tha se në një kohë kur luftërat moderne përdorin gjithnjë e më shumë dronë në operacione luftarake, është jetike që Kosova të ketë kapacitete njerëzore të plota për përdorimin e tyre. Ai theksoi se dronët mund të përdoren për mbrojtje, monitorim të kufijve, fluturime inteligjente, përcjellje dhe mbrojtje kibernetike nga ajri. Njohësi i sigurisë, Arben Dashevci, shtoi se sikurse çdo vend demokratik, edhe Kosova duhet të zhvillojë kapacitete mbrojtëse të avancuara, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme rajonale, veçanërisht nga Serbia. Ai nënvizoi se këto mjete janë të domosdoshme për një shtet që synon anëtarësimin në NATO dhe integrimin në strukturat e sigurisë evropiane. Ekspertët theksojnë se ndërtimi i kapaciteteve të avancuara mbrojtëse është një domosdoshmëri për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …