FSK përgatitet për garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol” në Uells

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se një ekip i saj po realizon përgatitjet e fundit për të marrë pjesë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol”, që mbahet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar. FSK ka bërë të ditur se kjo garë është pjesë e traditës për vitet e fundit dhe përmes saj stafi ushtarak i Kosovës ka treguar performanca të suksesshme. Në përgatitje është bashkuar edhe një ekip nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilët po sfidohen me skenarë të ngjashëm me ata që do të realizohen gjatë garës. Pjesëmarrja në këtë aktivitet, sipas FSK-së, forcon ndërveprimin me ushtrinë britanike dhe forcat partnere ndërkombëtare, si dhe ndikon në zhvillimin e shkathtësive dhe taktikat individuale e grupore të ushtarakëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …