FSK

FSK përuron Qendrën e Trajnimit për Kërkim Shpëtim

Sot në Kazermen “Evropianët e rinj” në Pomozatin të Fushë Kosovës Forca e Sigurisë së Kosovës përuron Qendrën e Trajnimit për Kërkim Shpëtim. Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm drejtuesit më të lartë të Ministrisë dhe FSK-së, personalitete të larta shtetërore, përfaqësues diplomatik, atashe ushtarak  dhe të ftuar të tjerë të fushës së emergjencave. Qendra e Trajnimit për Kërkim Shpëtim, është qendër që do të shërbejë për trajnimin e njësive të kërkim shpëtimit të FSK-së në situata emergjente. Nga Forca e Sigurisë së Kosovës  synohet që në këtë qendër të trajnohen edhe pjesëtarët e agjencive emergjente të Kosovës dhe atyre të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

GLSP: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbetet i detyrueshëm, pavarësisht mungesës së marrëveshjes politike

Procesi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak të …