Sevdija- bashkëshortja e Jakup Krasniqit kritikon institucionet: “Krerët e UÇK-së nuk janë kriminelë, por çlirimtarë

Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, shprehu zhgënjimin e saj të thellë për mbështetjen e pamjaftueshme të institucioneve të Kosovës ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët aktualisht po gjykohen për krime lufte në Hagë. “Me të tregu të drejtën, nuk jam aspak e kënaqur. Populli i Kosovës, shteti i Kosovës, ka qenë dashur të jetë në këmbë gjatë gjithë këtyre viteve, të kujdeset për ta, të qëndrojë pranë tyre në Hagë. Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për këtë”, tha Krasniqi. Ajo e kritikoi ashpër kërkesën e prokurorisë për 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK-së, duke e quajtur atë “absurde”, pasi sipas saj ata kanë mbrojtur popullin nga gjenocidi serb dhe kanë shpëtuar Kosovën. “Kërkesa për dënim prej 180 vjetësh është absurde. Nuk di a do të kërkohej ndonjëherë një dënim i tillë për ata që kanë kryer krime, e lëre më për pjesëtarët e UÇK-së, që i shpëtuan një populli nga gjenocidi. Në vend që ata të shpërbleheshin me dekorata nga Evropa, po përballen me akuza dhe dënime të papranueshme”, theksoi Krasniqi. T’i tregojmë botës se këta janë çlirimtarë, jo kriminelë. Ata e çliruan popullin dhe Kosovën, dhe meritojnë të kthehen në një Kosovë të lirë”, përfundoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Marco Rubio uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë dhe rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së

Në emër të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i …