leoni

FSK thellon bashkëpunimin me Institutin Ushtarak të Shqipërisë për kërkime shkencore dhe modernizim

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së. Gjenerallejtënant Jashari vlerësoi lartë rolin e këtij institucioni në zhvillimin e kërkimeve shkencore ushtarake, duke e cilësuar si një faktor kyç për modernizimin e forcave të armatosura. Ai theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me qëllim ndërtimin e kapaciteteve të avancuara dhe të përbashkëta. Në përfundim të takimit, të dyja palët u dakorduan të intensifikojnë bashkëpunimin në kërkimet ushtarake dhe aktivitetet profesionale të përbashkëta, duke hapur rrugë për projekte të reja në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përballet me inflacion të lartë, më i madh se mesatarja e BE-së

Ndërsa futemi në gjysmën e dytë të vitit 2025, Kosova po përjeton një rritje të …