FSK, zhvillon trajnim të avancuar në kërkim-shpëtim malor

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka përmbyllur me sukses një trajnim të avancuar në kërkim-shpëtim malor, i organizuar nga Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim. Trajnimi, që u zhvillua gjatë dy javëve të fundit, kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve dhe forcimin e aftësive për reagim efektiv në situata emergjente në terren malor. Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit nga FSK dhe partnerët turq u angazhuan në skenarë praktikë, përdorimin e pajisjeve të specializuara dhe ushtrime sipas procedurave standarde të operacioneve malore. Sipas njoftimit të FSK-së, ky trajnim kontribuon ndjeshëm në avancimin e njohurive dhe përgatitjes profesionale të ekipeve të kërkim-shpëtimit, duke rritur kapacitetin e tyre për të ofruar ndihmë të shpejtë dhe të sigurt në raste emergjente.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Një grupim i bashkuar opozitar mund ta sfidojë dhe ta mposhtë Kurtin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se skena politike e Kosovës ka hapësirë …