leoni

Gentrit Misini: UNMIK dhe EULEX misione të “parealizuara”

Ftesë për mbulim mediatik të seancës gjyqësore për Tragjedinë e 25 Qershorit 2023 në Gjakovë

Në emër të familjes së të dëmtuarve dhe të drejtësisë, ju ftojmë urgjentisht të ndihmoni në mbulimin e seancës gjyqësore që do të mbahet më 20 Shkurt 2025, në ora 10:00, në Gjykatën e Gjakovës, për tragjedinë e 25 Qershorit 2023, kur dy vëllezërit Blerim Islamaj (1981) dhe Haxhi Islamaj (1985) u vranë në mënyrë brutale në fshatin Madanaj.

Rasti aktual kërkon transparencë, llogaridhënie dhe përkushtim maksimal të drejtësisë. Sipas aktakuzës aktuale të Prokurorisë Themelore në Gjakovë (18 dhjetor 2024), të pandehurit Gjergj Gjokaj dhe Zef Ademaj akuzohen për “Vrasje të rëndë në bashkëkryerje” (neni 173 i Kodit Penal), pasi ata kanë organizuar dhe ekzekutuar një sulm me armë zjarri, duke i privuar nga jeta dy vëllezërit në mënyrë të planifikuar, në një pritë mizore.

Familja e viktimave, e cila vazhdon të vuajë dhimbjen e humbjes së tyre, ka shprehur shqetësime serioze për mosfunksionimin e procesit gjyqësor, duke kërkuar zëvendësimin e prokurorit për shkak të dyshimeve për anshmëri. Gjykata ka pranuar ndërrimin e prokurorit, por progresi i rastit mbetet i ngadaltë. Ne dhe përfaqësuesi jonë ligjor kërkojmë që hetimet duhet të thellohen, të zgjerohen dhe të trajtohen me urgjencë për të garantuar që fajtorët të ndëshkohen dhe drejtësia të shërbejë si një mesazh shoqëror kundër dhunës.

Pse është e rëndësishme mbulimi juaj?

Tragjedia e familjes tonë nuk është vetëm një çështje personale – është një shenjë alarmi për drejtësinë dhe sigurinë publike.

Prania juaj në seancën e 20 Shkurtit do të sigurojë transparencë, duke kontribuar në monitorimin që institucionet të veprojnë me përgjegjshmëri.

Publiku ka të drejtë të dijë se si trajtohen rastet e dhunës ekstreme në Kosovë, veçanërisht kur ka dyshime për pengesa në proces.

Ne ju bëjmë thirrje:

Si përfaqësues të familjes Islamaj kërkojmë që kjo çështje të ndiqet me përgjegjësi dhe paanshmëri, dhe të merret një masë urgjente për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Me këtë rast, kërkojmë që media të bëjë presion për transparencë dhe llogaridhënie për të siguruar që asnjë veprim i papërgjegjshëm të mos ndikojë në procesin e drejtësisë.

Kërkojmë përfshirjen e medias për të pasur një process edhe të drejtë dhe të shpejtë.

Vetëm pjesëmarrja juaj dhe puna aktive në monitorimin e rastit do të kontribuonte në ndihmën për shpejtimin e procesit dhe në kërkimin e drejtësisë për familjen Islamaj.

Të raportoni objektivisht për çdo pengesë ose përparim në seancë.

Detajet e Seancës:

Data dhe ora: 20 Shkurt 2024, në ora 10:00

Vendndodhja: Gjykata e Gjakovës

Kontakt për informacione shtesë:

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Tragjedia e Islamajve kërkon veprim.

Me respekt,

Afrim Islamaj

+49 160 98090726

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …