Fushata e Qeverisë së Serbisë kundër Kosovës në përgjithësi dhe Ramush Haradinajt në veçanti, është krejtësisht e papranueshme dhe jo vetëm se është kundër krijimit të një klime bashkëpunimi, por veç sa i ashpërson edhe më tej raportet midis dy popujve. Kosova në disa raste i ka kryer obligimet e saj ndaj drejtësisë, duke pranuar Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, duke pranuar Gjykatat e UNMIK-ut e të EULEX-it dhe së fundi duke pranuar edhe Gjykatën Speciale. Përpjekja e tejdukshme që Serbia edhe më tutje ‘ta bëjë drejtësinë’ për qytetarët e Kosovës, është përpjekje për rikthimin e ‘mendësisë së Millosheviqit’, gjë që nuk mund të ndodhë kurrë”, thuhet në njoftimin për media të AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …