Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot që periudha e fushatës zgjedhore për kryetar të komunës së Podujevës të zgjasë 11 ditë, nga 3 mars deri me 13 mars. Plani i buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës është 491 mijë e 517 euro, ku në këtë shumë është përfshirë buxheti edhe nëse shkohet në balotazh. Partitë politike dhe kandidatët për certifikim mund të aplikojnë nga 8 shkurt deri më 17 shkurt. Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 2 mars 2020, periudha për formimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve fillon më 8 shkurt dhe përfundon më 14 shkurt 2020.
