Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë

Gabriel Escobar ka paralajmëruar se të martën, në Bruksel do të ketë dialog ndërmjet Kosovës e Serbisë për dinarin

Pas takimit që pati me  kryeministrin Kurti, emisari amerikan,  Gabriel Escobar ka paralajmëruar se të martën, në javën e ardhshme  do të ketë dialog ndërmjet Kosovës e Serbisë. Escobar shpreson që Qeveria të jetë fleksibile sa I përket diskutimit për çështjen e dinarit të cilën e quajti emergjence humanitare. Do të vazhdojmë në këtë çështje, por është çështje emergjente humanitare që duhet menjëherë të adresohet. Dhe shpresoj që qeveria të jetë e përgatitur të jetë fleksibile në diskutimet në dialog të marten”, tha ai. Albin Kurti si dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë disa herë kanë thënë se dinari s’mund dhe s’do të diskutohet në dialog, pasi ky është një vendim i organit të pavarur siç është BQK-ja. Edhe në takimin e fundit, në Bruksel. delegacionin e  Kosovës e udhëhoqi  guvernatori i Bankës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …