FSK

Gallup International: 74 për qind e qytetarëve të janë të gatshëm të luftojnë në rast të shpërthimit të luftës

Një sondazh i Institutit Amerikan Gallup International mbi përqindjen e qytetarëve të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, zbulon se 74 për qind e kosovarëve janë të gatshëm të luftojnë në rast të shpërthimit të luftës, ndërsa vetëm 14 për qind janë shprehur kundër mobilizimit nën armë. Rreth 7 për qind e kosovarëve janë përgjigjur “nuk e di” në pyetjen nëse do të luftonin. Për sa i përket vendeve tjera në Ballkanin Perëndimor, rreth 60 për qind e qytetarëve të Shqipërisë janë shprehur të gatshëm të luftojnë, kurse 28 për qind nuk janë gati t’i rrokin armët. Kjo përqindje është shumë e ulët në Serbi. Sondazhi i Gallupit zbulon se vetëm 36 për qind e serbëve janë të gatshëm të luftojnë, krahasuar me 50 për qind që nuk janë shprehur të gatshëm. Në rastin e Bosnje-Hercegovinës, rreth 40 për qind e qytetarëve janë shprehur të gatshëm të luftojnë për ta mbrojtur vendin e tyre, kurse 47 për qind nuk kanë shprehur interesim për të luftuar. E niveli më i ulët i gatishmërisë për të luftuar është në Maqedoninë e Veriut, ku vetëm 34 për qind janë shprehur të gatshëm për luftë, krahasuar me mbi 50 për qind që kanë refuzuar.

Kontrolloni gjithashtu

AKB: Bizneset dhe Punëtorët e sektorit privat, humbës të vitit 2020 në Kosovë

AKB: Rënia e votuesve është alarm për politikën, qytetarët po kërkojnë punë e jo premtime

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve, duke vlerësuar se rënia e …