Gani Koci

Gani Koci: Ku ishit më herët, ju të Vetëvendosjes, po tani në fund të mandatit, sërish për fushatë po kërkoni, drejtësi për Astrit Deharin

Veprimtari dhe ish i burgosuri politik, zyrtar i PDK-së, Gani Koci, ka kritikuar partinë në pushtet për shfrytëzimin e rastit të Astrit Deharit për qëllime politike. Ai ka thënë se LV-ja po kërkon drejtësi për shkak se zgjedhjet nacionale janë afër. Ai shkruan: Era zgjedhje po vjen! Janë quar në këmbë nekrofilët politikë – nekro-politikanët e LV-së dhe po ua lëkundin eshtrat të vdekurve! Të tillët vetëm mbi të vdekurit krijojnë kauza. Po ku ishit o mjeranë më herët, po tash në fund të mandatit po kërkoni, gjoja, ‘drejtësi për Astrit Deharin’?. Kërkojeni te vetja juaj shkakun e vetëvrasjes së tij. Sepse ju përfituat dhe përpiqeni akoma të përfitoni prej gjakut të tij, tashmë edhe i vdekur. Pse dogjët IML-në, më shumë se dy herë dhe pse vodhët mostrat dhe i kthyet ato pa dhënë kurrë asnjë shpjegim? Veprimet tuaja po ngjajnë në atë kur hajni thotë kapeni hajnin! Kot akuzoni të tjerët. Ju jeni vrasësit e Astritit. Ka me ju vra gjaku i tij”, ka shkruar Koci në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …