Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganime Musliu: Fajtori kryesor për helmimin e shoqërisë është Albin Kurti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganime Musliu, ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se është përgjegjës për “helmimin e shoqërisë kosovare” përmes gjuhës nxitëse dhe propagandës politike. Musliu tha se Kurti po përpiqet të paraqitet si viktimë pas “26 viteve në krye të kauzave të rrejshme dhe propagandës denigruese”. Sipas saj, Kurti nuk është distancuar asnjëherë nga dhuna verbale dhe gjuhët fyese të ndjekësve të tij. “Albini ka filluar ta luajë viktimën. Pas 26 viteve të karrierës së tij në krye të kauzave të rrejshme e të propagandës linçuese, po ankohet se qenka helmuar atmosfera me xhelozi e inate. Por kush e ka helmuar? Përgjigja është vetë Albin Kurti,” ka shkruar Musliu. Ajo theksoi se lideri i Vetëvendosjes nuk ka reaguar as në raste kur situata politike kërkonte qetësi dhe stabilitet, ndërsa “brigadat digjitale” të partisë, sipas saj, përdornin fyerje dhe kërcënime ndaj kundërshtarëve. “Për helmimin e kësaj shoqërie, fajtori kryesor je ti, Albin. Tani shpresoj që do ta marrësh faturën që e meriton,” përfundoi Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

Pas vendimit të Supremes, KQZ tërhiqet nga 10 qendrat shtesë – vetëm 20 mijë votues të mërgatës u regjistruan për votim

Gjykata Supreme ka vulosur përfundimisht se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk i lejohet hapja e …