Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: Ata që akuzuan e linçuan edhe luftën për liri, e vërtetuan se janë në koordinim të plotë me Radojçiqin

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një postimi ka ngritur akuza të ashpra ndaj qeverisë Kurti pas publikimit të përgjimeve mes kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq. “Jo qeveri qesharake”, “Jo qeveri amatere”, “Jo qeveri praktikantësh”, ka shkruar mes tjerash Musliu duke thënë se: “ata që për më shumë se dy dekada u bënë zëri shqiptar i propagandës armiqësore duke gënjyer, duke akuzuar dhe duke linçuar jo vetëm kundërshtarët politik, por edhe vlerën më të madhe të kombit, luftën për liri, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sot e vërtetuan se janë në koordinim të plotë me Milan Radojçiqin”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Ramush Haradinaj president, garanci për stabilitet, partneritet të fortë me aleatët dhe siguri për shtetin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar lart figurën dhe potencialin e …