Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: “Fondi i Sigurisë është bërë mister, mijëra euro të qytetarëve, askund s’dihet ku kanë shkuar”

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar ashpër Qeverinë e Kosovës për mungesë transparence lidhur me Fondin e Sigurisë, një fond i hapur para tre vitesh për të mbështetur kapacitetet mbrojtëse të vendit, por i cili – sipas saj – vazhdon të mbetet i paqartë, i pamonitoruar dhe i pasqaruar publikisht. Musliu tha se qytetarët dhe diaspora kanë kontribuar me mijëra euro, ndërsa Qeveria Kurti “hesht, shmang përgjigjet dhe e shpall gjithçka sekret” sa herë që kërkohet llogaridhënie. Ajo ngriti një varg pyetjesh për të cilat pretendon se institucionet nuk kanë dhënë asnjë përgjigje zyrtare:

– Sa para janë mbledhur realisht?
– Ku kanë përfunduar mjetet?
– Për çfarë janë shpenzuar?
– A janë investuar në pajisje, infrastrukturë apo mbrojtje civile?
– Pse nuk ka raportim publik?

Musliu theksoi se menaxhimi i fondit po krijon dyshime serioze në opinion, duke shtuar se fondi është para publike dhe nuk mund të trajtohet si “pasuri private”. Sipas saj, fshehtësia e vazhdueshme rreth Fondit të Sigurisë “nuk është rastësi, por zgjedhje e qartë politike”, duke akuzuar Qeverinë për shmangie të qëllimshme nga transparenca dhe llogaridhënia publike.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: AAK-ja do të jetë parti parlamentare

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Daut Haradinaj ka vlerësuar se subjekti politik …