Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: “Ku janë institucionet e Kosovës?”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke kërkuar protesta të pandalshme popullore në Kosovë dhe në Bruksel, si reagim ndaj, siç e quan ajo, “heshtjes së pafalshme institucionale”. Musliu ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për dështim të plotë në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe të luftës çlirimtare, duke e cilësuar qasjen e deritashme të autoriteteve si “hipokrizi e pastër”. “Përgjigja jonë duhet të jetë protesta të pandalshme popullore në Kosovë dhe në Bruksel. Çdo qasje tjetër është hipokrizi dhe na bënë bashkë-akuzues. Mos na e mbyllni gojën me parullat: ‘Rrini urtë se i dëmtojmë!’ apo ‘Heshtni se kuptohet si ndërhyrje në drejtësi!’”, ka shkruar Musliu. Deputetja e PDK-së vlerëson se aktualisht Kosova qëndron pa qeveri efektive, pa institucione funksionale dhe pa agjendë politike shtetformuese, duke ngritur dyshime edhe për një ngërç institucional të “sponsorizuar”, siç thotë ajo, nga të njëjtët donatorë që mbështetën krijimin e Speciales. Në përmbyllje të reagimit të saj, Musliu i referohet ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij si “arkitektët e kryeveprës shqiptare – LIRISË dhe PAVARËSISË së Kosovës”, duke theksuar se ata janë heronj të gjallë që vepruan kur situata e kërkonte, në dallim nga ata që sot, sipas saj, heshtin dhe fshihen. “Koha është për veprim. Tani! Liria ka emër – edhe hipokrizia po ashtu!”, përfundon Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për kufizimin e aktakuzës në rastin Thaçi dhe të tjerët

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur sot të rrëzojë mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse …