Ganimete Musliu: Vjosa Osmani, e nxore sheshit që je nën urdhërat e Dejonës

Pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për caktimin e 28 dhjetorit si datë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ka reaguar ashpër deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. Musliu e ka akuzuar presidenten se po vepron nën ndikimin e Dejona Mihalit, duke e cilësuar vendimin e sotëm si provë të qartë të kësaj varësie politike. “Vazhdimisht kemi pasur të drejtë. Përfundimisht e nxore sheshit që je këmbë e kokë nën urdhërat e Dejones. Presidente e Dejones”, ka shkruar Musliu, duke aluduar se Osmani nuk po merr vendime të pavarura.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate propozon Fatmir Limajn për president

 Teksa skena politike në Kosovë vazhdon të dominohet nga diskutimet për zgjedhjen e presidentit të …