GAP: Të hyrat komunale gjatë pandemisë kanë pësuar rënie prej 45 për qind deri në 90 për qind

Instituti GAP publikoi raportin mbi ndikimin e pandemisë Covid-19 në pushtetin lokal. Në raport thuhet se në të gjitha komunat, të hyrat komunale gjatë gjysmës së dytë të muajit mars 2020 dhe në muajin prill kanë pësuar rënie prej 45 për qind deri në 90 për qind. Komunat do të dalin të dëmtuara në të hyra vetanake veçmas nga kategoria e tatimit në pronë, nga gjobat policore në rrugët lokale, nga vendimet e gjykatave dhe nga shfrytëzimi i hapësirave publike nga ana e gastronomisë. “Pushteti lokal ka luajtur rol aktiv në ndërmarrjen e masave në parandalimin e përhapjes së virusit. Të gjitha komunat e Kosovës kanë aktivizuar shtabet lokale të krizave dhe kanë krijuar grupet operative në terren. Përveç këtyre masave, komunat janë koordinuar në vazhdimësi për vendimet dhe masat e ndërmarra nga niveli qendror. Ky koordinim ka qenë i plotë edhe efikas”, thuhet më tutje në raportin e institutit GAP mbi ndikimin e pandemisë Covid-19 në pushtetin lokal.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …