Lirim Mehmetaj: Pushteti banditesk e pengon Prokurorinë të hap rast për Berishajn, liron Konjufcën, që e pranon fajësinë

Gazetari Lirim Mehmetaj, akuzon kryeministrin Albin Kurti për mohimin e gjenocidit serb në Kosovë

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka replikuar në një shkrim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në gazetën amerikane New York Times, ku sipas Mehmetajt, kryeministri mohon gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë. Mehmetaj ka ndarë këtë shkrim për të kundërshtuar ata që e mbështesin Kurtin, duke e quajtur një akt skandaloz dhe një formë prostituimi politik. Në postimin e tij, Mehmetaj shkruan: “Këtu tekstin po e lë për simpatizantët inteligjentë të Vetëvendosjes, meqë po besoj ata dinë anglisht. Për profesorët mediokër që i shtrihen për toke në mënyrë që ai të lartësohet mbi kurrizin e tyre të shthurur. Për laraskat e degjeneruara moralisht që i përdorin krejt notat e pentagramit për të prodhuar tinguj nënshtrimi ndaj tij.” Mehmetaj,  mbështetësit e Kurtit i ka kritikuar ashpër për qëndrimin e tyre ndaj gjenocidit serb.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …